Genta Ismajli së shpejti do ta publikojë bashkëpunimin e ri. Ajo ka pak kohë që lansoi projektin “Ça me bo”, të vizualizuar edhe me videoklip, ndërsa menjëherë e ka nisur punën për këngën e re.Sipas “Habrerler.com”, këngëtarja po sjell duet me një artist të njohur turk, emrin e të cilit preferon që për momentin ta mbajë të fshehur.
Në artikullin e “Harberler” thuhet se Genta këto ditë do të udhëtojë për në Turqi, ku do ta finalizojë këngën e saj më të re.
“Do të jetë befasi dhe unë nuk do ta zbuloj emrin tani, por kjo këngë do të jetë në gjuhën turke”, ka thënë artistja.
Këngëtarja po e shijon lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta, me të cilin muajt e fundit ka udhëtuar në destinacione të ndryshme.
Kënga “Ça me bo”, të cilën Genta Ismajli e solli gjatë muajit gusht në duet me Marselin, deri tani ka marrë mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube.
Kujtojmë se para pak muajsh, Genta kishte paralajmëruar duet me një tjetër artist turk, Eypio, por nuk ka treguar përse ky projekt nuk u publikua.