Gënjeshtra të bardha që forcojnë miqësinë tuaj …
A janë gënjeshtrat të dëmshme për shoqërinë? Po gënjeshtrat e bardha? Rezulton se, të gënjyerit për të mbrojtur ndjenjat e mikut tuaj mund të jetë një gjë shumë e mirë për t’u bërë nga ana juaj. Ju kurrë nuk do dëshironit të thuani diçka që kurrë nuk mund ta ktheni prapam apo jo? Dhe, sigurisht që nuk dëshironi që miku juaj të ndihet keq sepse keni qenë jonsenzitivë.
Përderisa duam të jemi të ndershëm në mënyrë të butë me miqtë, ne gjithashtu duhet të monitorojmë synimet tona. Ka raste kur duhet të jemi të vërtetë me miqtë tanë, veçanërisht kur ata bëjnë zgjedhje të këqija.
Por, nëse ne vetëm nxjerrim gjëra të dëmshme (edhe nëse janë të vërteta) duhet ta kuptojmë pse. Kjo quhet gënjeshtër antisociale, kur miqtë ndonjëherë janë xhelozë apo të inatosur me mikun e tyre. Studimet tregojnë se të gënjyerit si pasojë e të qenurit të sjellshëm, llogariten si gënjeshtra pro-sociale, dhe mund të ju ndihmojnë të mbani një miqësi të fortë.
Ja disa gënjeshtra të bardha të pranueshme që mund të ndihmojnë mikun tuaj të ndihet më mirë.
-
Faleminderit! Më pëlqen shumë dhurata që më ke dhënë.
Edhe nëqoftëse dhurata që bleu miku juaj ishte një nga më të këqijat, sigurohuni që ta faleminderoni me entuziazëm. Miqtë nuk e kanë patjetër të ju blejnë gjëra dhe nëse ata bëjnë harxhime për t’ju blerë diçka, atëherë vlerësojeni gjestin e tyre duke i faleminderuar dhe shprehur lumturi.
- Isha gati për
të ju thirrur.
Ne duam të besojmë se miqtë tanë të mendojnë se ne kemi menduar rreth tyre edhe pse nuk jemi dëgjuar një kohë të gjatë. E keqja është se bëhemi shumë të ngarkuar dhe harrojmë t’i lajmërojmë ato. Mund të kemi shumë gjëra tjera në mendje, por nëse miku juaj ju thërret, kthejani edhe ju ndonjëherë, kjo do t’i bëjë të ndjehen mirë.
-
Ju dukeni e mrekullueshme.
Pse t’i thuani një mikës suaj se duket e lodhur apo ka fituar peshë? Kjo i bën që të ndihen më me vetëbesim edhepse nuk janë në gjendje më të mirë. Tregoni më shumë aspekte të bukurisë së brendshme të tyre si dhe zemrën e mirë.
-
Jam kënaqur me … (librin, trikon, këngën, pikturën tuaj).
Gjithkush ka preferenca të ndryshme rreth kreativitetit. Ajo çfarë mund të psoedojë një person, nuk i takon personit tjetër. Pra, pse t’i lëndoni ndjenjat e një miku kur ata përpiqen të jenë kreativ? Ndoshta ju në të vërtetë nuk e pëlqeni artin apo shkrimin e tyre, por gjithsesi bëhuni inkurajues. Mbështetni përpjekjet e tyre.
-
Unë shoh qëllimin tuaj.
Kjo është një përgjigje veçanërisht e mirë për tema që janë të nxehta, si feja apo politika. Këto lloje të subjekteve mund të jenë në rregull për disa miq, por për të tjerët mund të jetë një goditje e madhe që pengon edhe shoqërinë. Andaj është mirë të pajtoheni edhe me pikëpamjet e tjerëve edhepse ndoshta keni bindje tjetër, por kundërshtimi vetëm që e përkeqëson bisedën.