11 C
Priština
More

    Gabimet që duhet të shmangni sa herë thani flokët

    spot_imgspot_img

    Përdorni llojin e gabuar të tharëses.

    Jo të gjitha tharëset janë krijuar njëlloj kështu që është mirë të dini me çfarë po punoni.  Tharëset jonike kanë teknologjinë që lejon një tharje më të shpejtë të flokëve jo vetëm me nxehtësi dhe forcën e ajrit por edhe me jone negative që ndihmojnë në shpërbërjen e ujit në flikë. Ndërsa thërset me qeramikë përdorin teknologjinë infrared dhe i thajnë flokët në mënyrë delikate, duke ii mbrojtur nga nxehtësia. Mos i hidhni aksesorët e tharëses. Personat me flokë kaçurrela mund t’i theksojnë ato nepërmjet difuzorit dhe ndërsa koncentratorët shërbejnë për të luftuar flokët e pabindur dhe për të stiluar.

    E mbani tharësen për shumë kohë në të njëjtin vend.

    Një ndër gabimet më të randa që bëhet në përdorimin e tharëses është përqëndrimi i nxehtësisë për një kohë të gjatë në një pjesë të flokëve. Mënyrë e garantuar për t’i pjekur flokët. Tharësja duhet të jetë vazhdimisht në lëvizje. Për të bërë krehje, sigurohuni që furça të jetë në pozicion vertikal ndërsa tharësja në pozicion horizontal.

    Përdorni një nxehtësi shumë të lartë.

    Nivelet e nxehtësisë së tharëses janë në përputhje me llojin e flokut. Nëse keni flokë shumë të dendur mund të përdorni nxehtësinë e lartë por gjithmonë duke e lëvizur tharësen vazhdimisht. Nëse keni flokë të rrallë e delikatë, përdorni nxehtësinë e ulët. Butoni i ftohjes është ideal për në fund të tharjes apo krehjes sepse shërben në mbylljen e poreve të skalpit duke ruajtur hidratimin dhe në rastin e kaçurrelave, shërben në fiksimin e tyre më të mirë.

    Nuk përdorni mbrojtës ndaj nxehtësisë.

    Serumet, locionet dhe sprajet mbrojtëse janë mënyra e më e mirë për të mbrojtur flokët gjatë krehjes me nxehtësi.

    Nuk i ndani flokët siç duhet.

    Mund të mendoni që nuk ka ndonjë shkencë në këtë mes, por në fakt ka një mënyrë të duhur për ta bërë këtë. Për të shmangur rrëmujën që krijohet mbrapa, krijoni një seksion në pjesën e sipërme të kokës, krihni pjesën e përparme dhe dalë ngadalë përparoni drejt pjesës së prapme.

    Nuk po përdorni furçën e duhur.

    Një nga gabimet më të mëdha është përdorimi i furçave metalike. Ato nxehen shumë shpejt dhe si rezultat dëmet në flokë janë shumë më të mëdha.

    I tërhiqni flokët shumë fort.

    Gjtë krehjes së flokëve është e rëndësishme të mos i tërhiqni shumë fort me furçë edhe nëse doni të mbaroni punë sa më shpejt. Më mirë kalojeni tharësen disa herë deri sa flokët të binden.

    Burimi: The Huffington Post

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...