Qëndrimi në shtëpi për ditë me rradhë ka bërë shumë njerës të provojnë gatimin e bukës në shtëpi. E janë disa gabime të dekurajohen menjëherë për shkak të disa gabimeve që mund të shmangen lehtë.Përzgjedhja e miellit
Në treg mund të gjeni lloje të ndryshme mielli përfshirë atë që është shumë-përdorimësh. Ky miell nuk është i përshtatshëm për çdo lloj buke.
Ekspertët e AgroËeb.org këshillojnë që të përdorni miell gruri të një cilësie të mirë dhe tu përmbaheni recetave që do të zgjidhni
Përzierja e miellit
Nëse bëni kombinime të gabuara të miellit do të përfitoni një bukë që nuk do të ketë fortësinë e duhur.
I tillë është rasti i përdorimit të vetëm të miellit integral apo përzierjes në sasi të mëdha të miellit të grurit me atë të elbit.
Maja e bukës
Aktivizimi i majasë së bukës është hap shumë i rëndësishëm në gatimin e bukës në shtëpi. Për majanë e thatë duhet të përdorni ujë të vakët.
Nëse uji është shumë i nxehtë, maja nuk vlen më. Nëse uji është i ftohtë, maja nuk do të aktivizohet.
Nëse brumi i bukës nuk fryhet atëherë korja e bukës do të jetë e trashë dhe e fortë, ndërkohë që tuli do të jetë i papjekur.
Temperatura
Brumi duhet të jetë i mbrojtur nga rrymat e ajrit.
Ai duhet të qëndrojë i mbështjellë në një vend me temperaturë të ngrohtë që të fryhet.
Nëse e lini në një vend me qarkullim ajri atëherë brumi nuk do të fryhet sa duhet.
Temperatura ideale e pjekjes së bukës në furrë është rreth 180°.
Prerja e bukës
Pas pjekjes, buka ka nevojë për pak kohë që të ftohet.
Ajo duhet hequr nga tava, duhet lënë të ftohet mënjanë dhe më pas mund të prihet në feta.
Mos provoni që të prisni bukën në feta teksa ajo është e nxehtë.