1.4 C
Priština
More

    Gabimet më të shpeshta që i bëjmë gjatë pastrimit të banjos

    spot_imgspot_img

    Pastrimi i banjos nuk ka qenë kurrë argëtues, megjithatë mund të bëhet një aktivitet shumë më i lehtë nëse u shmangemi disa gabimeve që i bëjmë zakonisht.

    Gotën apo mbajtësen e brushave të dhëmbëve mund ta lajmë që më parë në makinën për enë.

    (Mos)ventilimi i banjos

    A keni ventilim në banjë? Ndoshta e përdorni rrallë. Do të ishte mirë që ta ndizni para se të bëni dush dhe ta lini edhe 15-20 minuta pas dushit. Kështu do ta evitoni lagështinë e më të edhe mykun.

    Nëse nuk keni ventilues, nëse keni dritare në banjo, gjithsesi hapeni dhe ajroseni mirë. Nëse s’e keni as njërën e as tjetrën, atëherë mund t’i përdorni leckat për thithjen e ujit që ta fshini mirë banjon.

    I pastroni vetëm pjesët e dukshme të tualetit?

    Nëse i fshini vetëm pjesët më të dukshme të tualetit, as që mund ta merrni me mend se sa bakterie mund të jenë mbledhur në pjesët e padukshme. Patrjetër pastrojini mirë edhe pjesët që s’duken në mënyrë që t’i largoni të gjitha bakteriet ekzistente.

    A e keni kulluar mirë furcën e guaskës?

    Pas përdorimit të furcës për guaskën e tualetit, e vendosim në shtëpizën e vet ku ajo kullon dhe mbledh shumë bakterie e të tjera mikroorganizma.

    Do të qe mirë që furcën ta shkundim mirë para se ta vendosim në shtëpizë. Rekomandohet të dezinfektohet mirë shtëpiza, të pastrohet e të thahet mirë.

    Njolla te zeza në perden e banjos

    Nëse nuk e pastroni perden mbrojtëse të vaskës apo të kabinës për dush, pas një kohe do të hetoni ca njolla të zeza. Në këto raste nuk duhet menjëherë ta hidhni në plehëra perden, mjafton ta lani në lavatrice bashkë me leckat e pastrimit duke shtuar ca zbardhues në të.

    Për ta ruajtur ruajtur mirë perden prej mykut, pas dushit lëreni të thahet mirë pa e mbledhur, pasi nëse e mblidhni të lagur, do të dalloni shpejt njolla të zeza myku në të.

    Imtësira që shpesh nuk u japim rëndësi

    Shpesh herë nuk ua vëmë veshin gjërave të vogla, sic janë: rubinetat, ndërprerëset e dritës, kapëset e dollapëve të pasqyrës etj., të colat i prekim përditë. Edhe këto duhet pastruar rregullisht.

    Gotën ku mbajmë furcat, apo ndonjë gjë tjetër ku i rujamë artikujt e kozmetikës, kohë pas kohe mund t’i lajmë në makinën për enë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...