Shihni si mund të gjeni modelin e xhinseve që i përshtatet formës së trupit tuaj…
Rreth 87% e femrave veshin xhinse të paktën një herë në javë, dhe prej 10 femrave, 6 prej tyre kanë problem për të gjetur xhinset e tyre ideale. Nëse ju i përkisni këtij grupi të femrave që janë në kërkim të xhinseve me prerje të përkryer, para se të dilni nëpër dyqane, zbuloni cilat janë gabimet më të zakonshme në lidhje me xhinset e që duhet mënjëherë ti harroni.
Modelin e xhinseve “Skinny” mund ta veshin vetëm femrat e dobëta. Edhepse është i paraparë për femra të dobëta, nuk nënkupton që ky model ti përshtatet vetëm modeleve. Këto xhinse mund ti veshin të gjitha femrat, mjafton të ngjiten për trupi.
Sekreti qëndron në ngjyrën dhe gjatësinë e belit, apo edhe me veshjet me të cilat i kombinoni ato. Femrat zakonisht i kombinojnë me një tunikë apo këmishë të gjatë, dhe për ti dhënë siluetës së tyre një pamje të mrekullueshme, e kombinojnë këtë veshje edhe me një palë këpucë elegante me take.
Xhinset firmato apo të projektuar nga dizajnerë të njohur, janë të cilësisë më të mirë. Shpesh herë, ndodhë që dizajnerët e markave më të njohura, ngrisin famën e veshjeve si trendi dhe kualitativ, për të mbuluar dhe justifikuar çmimet marramendëse.
Megjithatë, është fakt se trupi i secilës femër është i ndryshëm dhe kërkon prerje të veçantë të xhinseve në fjalë. Ajo që ka rëndësi është të gjeni një model të tillë të xhinseve që i përshtatet më së miri figurës suaj trupore, dhe çmimi nuk luan ndonjë rol të madh.
Modeli i famshëm i xhinseve mund të blihet edhe sezonin e ardhshëm. Tendencat e modës ndryshojnë aq shpejtë saqë është vështirë ti përcjellni dhe çdo sezonë të re dyqanet janë përplot rroba moderne që në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me modën e vitit të kaluar.
Kjo është arsyeja pse ju nuk mund ti vishni xhinset e preferuara vitin e ardhshëm. Duke pasur parasysh se 6 nga 10 femra kanë problem për të gjetur modelin e tyre ideal, kur ju hasni në një model që është në lirim, ju duket e konsiderueshme të blini dy palë të njejta.
Xhepat e xhinseve duhet të jenë të zbukuruar. Xhepat e zbukuruara të xhinseve mund të ju theksojnë të pasmet e përsosura, por edhe të ju theksojnë të metat. Andaj, nëse blini një palë xhinse – qëndroni larg dekoreve apo zbukurimeve. Xhepat e ngarkuara me ndonjë shkrim apo detaje të ndritshme me rruaza, në shumicën e rasteve duken shumë të lira dhe mund të rëndojnë pamjen tuaj.
Nëse i shkurtoni xhinset, do të humbin formën. Femrat me shtat të shkurtë nuk duhet çmendurisht të kërkojnë model të shkurtë të xhinseve, këtë mund ta rregullojë edhe rrobaqepësi dhe aspak nuk duhet të frikësohen se do ti humbë modeli i xhinseve të tyre të preferuar.