-0.8 C
Priština
More

    Gabimet e tmerrshme që i bëni në lidhje me seksin

    spot_imgspot_img

    Pra jeni në lidhje me një mashkull fantastik, që planifikon takime të mahnitshme, që është i sjellshëm me miqtë e juaj dhe që për seks me ju i anulon të gjitha planet tjera. Gjërat do të fillojnë të bëhen serioze kur as ai dhe as ju nuk do të përdorni kontraceptivë.

    Nëse kjo ju ka ndodhur edhe juve të jeni në dijeni se shumica e personave të moshës 18-34 vjeçare, ndalojnë së përdoruri prezervativët nëse janë në lidhje vetëm me një person. Problemi qëndron në atë se vetëm 21 % prej tyre vendosin që t’i lënë prezervativët pasi të diskutojnë për sëmundjet seksuale. Edhepse në një anketë nga Trojan, 80% e të anketuarve thanë se prezervativët janë të rëndësishëm, 41% e tyre nuk kishin përdorur një të tillë në aktin e fundit seksual!?

    Kjo është e tmerrshme dhe vjen si pasojë e mungesës së edukatës seksuale, vjen si pasojë e joseriozitetit dhe e pakujdesisë. Prandaj, që mos të keni komplikime më vonë është mirë që të përdorni prezervativë dhe të komunikoni me partnerin për këto gjëra.

    Vendosni standardet e juaja

    Secili ka standarde të ndryshme mirëpo ekspertët rekomandojnë që një standard të jetë rregulla e artë për të gjithë: të përdorni prezervativë derisa nuk keni definuar ekskluzivitetin dhe derisa të testoheni për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

    Mos bisedoni për këtë çështje gjatë seksit

    Jeni të shtrirë në shtrat dhe të zhveshur, ai ju pyet nëse ende duhet të përdorë prezervativin! Është mirë që t’i shpjegoni se nuk ka të bëjë me mosbesimin tuaj ndaj atij, por se me prezervativ ndjeheni më komod.

    Nëse keni vendosur që të liroheni nga prezervativët dhe se nuk do të keni seks me persona të tjerë, diskutoni që të testoheni së bashku.

    Bëni prezervativët një pjesë të këndshme të jetës suaj…derisa t`i hiqni qafe

    Bëni mirë të kërkoni nga ai që t`ju mësojë se si ta vendosni prezervativin në “atë”. Thuani se ajo gjë ju bën të eksitoheni më tepër, kjo gjë është e mirë sepse ashtu ai do t`ju mësoje dhe do të kënaqet kur ju i keni “gjërat” në duart e juaja.

    Mos u frigoni të mbani prezervativë me vete, nuk ju bën ‘të pamoralshme” nëse mbani me vetë mbrojtje nga sëmundjet. Asgjë nuk është më seksi se një femër që ka vetë-rrespekt./kosovarja.ch/

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...