-0.3 C
Priština
More

    Fruti që i bën flokët tuaj të duken të freskët, plot shkëlqim dhe të shëndetshëm!

    spot_imgspot_img

    Ëndrra e shumë grave është të kenë flokë të gjatë dhe të mëndafshtë. Për këtë arsye çdo vit në të gjithë botën shpenzohen miliona euro, qoftë në sallon apo në produkte për kujdesin e flokëve.Sidoqoftë, shpesh, e gjithë kjo nuk sjell përparësi të konsiderueshme. Prandaj, sot, ne duam t’ju tregojmë një produkt 100% natyral, i cili i bën flokët tuaj që të shkëlqejnë.

    A jeni kurioz të zbuloni se për çfarë po flasim dhe si ta përdorni atë në rutinën tuaj të flokëve?

    Vendosni grejpfrut në flokë!

    Ai njihet në të gjithë botën për shijen e tij të ëmbël dhe aromën e veçantë. Grejpfruti është një frut me veti të dobishme jo vetëm për trupin (i pasur me vitamina A dhe C) por edhe për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Nëse keni flokë të brishtë ose me yndyrë, ky ilaç është ai që ju duhet. Duke e përdorur atë si një tonik natyral, ata do të jenë më rezistentë dhe të fortë. Plus, do të duken me shkëlqim dhe të butë!

    Maskë për flokët me grejpfrut

    Nëse dëshironi të bëni këtë maskë flokësh në shtëpi, do t’ju duhet:

    50 ml lëng grejpfrut

    50 gr miell gruri

    10 gr kos natyral

    Para së gjithash: përzieni të tre përbërësit në një tas derisa përzierja të jetë e trashë dhe e butë.

    E dyta: vazhdoni me larjen e flokëve si zakonisht dhe pasi të keni mbaruar shpëlarjen, vendsoni maskën në gjatësitë dhe majat që janë ende të lagura.

    E treta: lëreni për rreth 10-15 minuta

    Së katërti: në fund shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

    Jo vetëm që flokët tuaj do të jenë dukshëm më të ndritshëm dhe më të fortë, por edhe me aromë të këndshme! Ju mund ta përdorni këtë maskë një herë në javë!

    Burimi: www.pianetadonne.blog

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...