-0.3 C
Priština
More

    Frizura për vitin 2014 sipas pamjes së damave të njohura

    spot_imgspot_img

    Edhepse trendet ndryshojnë shpejtë, këto frizura të cilat kanë qenë moderne në vitin 2013, siç thonë ekspertët, me siguri të plotë do të vazhdojnë të jenë të popullarizuara edhe në këtë vit të ri.

    JENNIFER LAWRENCE

    Jennifer ka pranuar se vetvetja i është dukur e çuditshme kur ka vendosur të shkurtojë flokët e saja të gjata dhe një kohë nuk ka mundur të përshtatet me atë dukje, por frizura e njohur “piksi”, duhet ta pranojmë, asaj i rri shkëlqyeshëm. Gjëja kryesore në rregullimin e kësaj frizure është që të shfrytëzoni sasi të vogël të penës për flokë.

    JENNIFER LOPEZ

    Bisteku i gjatë është shumë e popullarizuar në kohën e fundit, ndërsa Jennifer Lopez-it frizura e tillë i rri për mrekulli. Që t’i shmangeni rënies së pramenëve të flokëve, krehni mirë flokët dhe lidhni mirë në bistek.

    JESSICA ALBA

    Jessica Alba i ka vënë nën hije të gjitha femrat gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globe (Globi i Artë) me flokët e saja të shkëlqyeshme të valëzuara. Që ta arrini këtë lloj frizure, lërini flokët që të ftohen para se të hiqni spiralet, dhe mëpastaj mund ti krehni.

    KIM KARDASHIAN

    Vitin e kaluar, stili “ombre” për ngjyrosjen e flokëve ka qenë jashtëzakonisht i popullarizuar, por askush nuk e ka shfaqur më mirë këtë se sa Kim Kardashian, e cila e ka ndërruar imazhin pas lindjes së vajzës Nort. Që të arrini këtë lloj ngjyre flokësh, është shumë e rëndësishmë që këtë ta bëjë ndonjë profesionist, sepse shumë lehtë mund të gaboni nëse provoni t’i ngjyrosni vetë.

    KARLIE KLOSS

    Karlie Kloss është e njohur për frizurën e saj të stilit “bob”, frizurë që njëkohësisht duket e parregulluar dhe e rregulluar. Nëse vendosni për këtë stil, është shume e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje strukturës së flokëve dhe me llakun për flokë t’i mbani spiralet e flokëve të parregulluara, gjëra që janë pjesë përbërëse e kësaj frizure./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...