-0.3 C
Priština
More

    Foto të mrekullueshme të procesit të lindjes që do ju emocionojnë

    spot_imgspot_img

    Akti i lindjes së fëmijës është i jazhtëzakonshëm dhe tërësisht i veçantë për secilin individ që e përjeton.

    Qoftë në spital apo në shtëpi, me prerje cezariane apo në vaskë me ujë, nuk ka dyshim që sjellja e foshnjës në këtë botë është një nga mrekullitë më të mëdha të jetës.

    Një garë për fotografitë më të mira të lindjes, që bëhet çdo vit, na sjellë në dritë momentet më të fuqishme nga e mbarë bota.

    Gara sivjet mori 1000 aplikime dhe u votua nga 20000 njerëz nga e mbarë bota. Fituesi ishte Marijke Thoen me një foto bardhë e zi në të cilën shfaqeshin një fëmijë duke shikuar nëpërmjet xhamit foshnjen e sapodalur, të zhytur në ujë.

    ‚Stunning Siblings First Encounter‘ (Marijke Thoen of Marijke Thoen Geboortefotografie)

    Kjo foto është e bërë nga Esther Edith dhe ka fituar çmimin e Përzgjedhjes nga Populli dhe është e titulluar “Tre shpirta duke lindur sikur një” në të cilën paraqitet burri duke ngushëlluar gruan e cila është gati të lindë.

    ‚Three Souls Labour As One‘ (Esther Edith of Esther Edith Photography)

    Një foto tjetër u sjellë shikuesve realitetin e lindjeve me prerje cezariane. Fotoja është e kapur nga Neely Ker-Fox dhe në të paraqitet foshnja e cila shihet pas një perdeje plastiku të njollosur me gjak, duke zgjatur duart drejtë prindërve.

    ‚Fist Bump for Mum‘ (Neely Ker-Fox of Ker-Fox Photography)

    Xhen Konvej na sjell qetësinë dhe bukurinë e shtatëzënisë në foton e titulluar “ Kështu duken Hyjneshat”. Në foto shihet një nënë shtatëzënë duke prekur stomakun e fryrë ndërsa në sfond shihet lumi dhe pemët rreth saj.

    ‚This is what a Goddess Looks Like‘ (Jen Conway of Jen Conway Photography)

    Kontakti lëkurë në lëkurë pas lindjes është i rëndësishëm për rregullimin e frymëmarrjes së foshnjës dhe e mban atë të ngrohtë. Kjo foto është e bërë nga Kristina Benton dhe në të shfaqet në mënyrë të përkryer natyra e nënës që bën disa punë në të njejtën kohë.

    ‚Stir Fry‘ (Christina Benton)

    Imazhet nga shtatëzënia në këtë garë të fotografisë kanë qenë të dorëzuara nga fotografë nga i tërë globi.

    “Ne besojmë se imazhet e lindjes janë inspiruese dhe e ndryshojnë jetën” thonë themeluesit e garës “Lindja bëhet Ajo”, Xhenifer Rejni Mejson dhe Monet Nikoll Mutri./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...