1.4 C
Priština
More

    Foshnjet e lindura me prerje cezariane përballen me rreziqe shëndetësore

    spot_imgspot_img

    Rreth një e treta e grave shtatzëna në Amerikë lindin me prerje cezariane. Por, sipas studimeve të fundit, është konstatuar se nënat që zgjedhin ti nënshtrohen bisturisë, të mendohen dy herë. CBS News raporton se studimi, i publikuar në British Medical Journal, tregon se foshnjat që lindin me prerje cezariane kanë rrezik më të lartë të sëmundjeve kronike më vonë gjatë jetës.

    Hulumtuesit nga Univerziteti i New York City-it dhe Univerzitetit të Pekin-it në Kinë, kanë analizuar studimet për prerjen cezariane si dhe kanë gjetur 20 studime që kanë treguar një lidhje për diabet tip 1, 23 studime që kanë treguar lidhshmëri me astmën, dhe 9 studime që kanë të bëjnë me trashjen. Shumica e studimeve të analizuara, nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të lidhur rritjen e rrezikut për gjenetikën; mbi të gjitha, një nënë obese ka më shumë gjasa që të ketë një fëmijë obez, pavarsisht lindjes vaginale apo prerjes cezariane.

    Ende nuk dihet shkaku i lidhjes, por studiuesit thonë se mund të jetë nga bakteriet, të cilët ndikojnë në sistemin tuaj imunitar, apo edhe nga mënyra se si ju e procesoni ushqimin. Foshnjat e lindura në mënyrë vaginale ekspozohen ndaj bakterieve vaginale dhe fekale të nënave të tyre, ndërsa foshnjave të lindura me prerje cezariane iu mungon kjo.

    Hulumtuesit shpresojnë se këto rreziqe janë të dukshme për nënat që presin për prerje cezariane. Edhepse nganjëherë procedura mund të jetë e pashmangshme për shkak të shëndetit të nënës dhe të fëmijës, por disa gra zgjedhin metodës e prerjes cezariane për arsye personale; për shembull, një e pesta e lindjeve zgjedhen për prerje cezariane në Kinë. Sigurisht, ka rreziqe edhe nga lindja vaginale, por rreziqet cezariane janë më pak të publikuar.

    Është e qartë se foshnjat që lindin me prerje cezariane kanë shëndet më të dobët, por është e nevojshme ende të kryhen hulumtime rreth kësaj çështje se a shkaktohet kjo gjë nga prerja cezariane apo ekzistojnë faktorë tjerë në lojë, thekson bashkëautori Dr. Jan Blustein në një deklaratë për shtyp. “Për mua, provat tregojnë se është e arsyeshme të besohet se prerja cezariane ka potencial për pasoja negative afatgjata shëndetësore për fëmijët”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...