Ndonëse të thinjurat do të duhej të pranoheshin natyrshëm si tregues që vitet po kalojnë, për dikë mund të jenë kompleks.Një kombinim krejtësisht natyral, mund të eliminojë flokët e zbardhura.
Krejt çfarë ju duhet është aloe vera dhe kapsula e vitaminës E.
Në një enë, hidhni dy lugë nga xheli i aloe veras. Kësaj shtojani vitaminën E, të shpërbërë.
Përzijini përbërësit derisa të krijoni një kremë. Atë aplikojeni në flokët tuaja duke e masazhuar kokën.
Nevojiten 4 deri në 5 minuta që të absorbohet në lëkurë. Për rezultate më të mira preferohet ta mbani tërë natën. Pastaj pastrojeni kokën në mëngjes, siç e pastroni gjithmonë.
Aloe Vera përmban enzime poteolytike, që regjenerojnë qelizat e vdekura, por gjithashtu vepron edhe si kondicioner duke bërë flokët tuaj më të butë dhe më me shkëlqim.