0.5 C
Priština
More

    Forca e nënës dhe rëndësia e lidhjes me fëmijën

    spot_imgspot_img

    Foshnjet nuk vijnë në jetë me mendje bosh ashtu siç kanë besuar njerëzit në vitet 1940-ta, shpjegon Sarah Blaffer Hrdy, antropologe në Univerzitetin e Kalifornisë dhe autore e librit “Mother Nature”: historia e nënave, fëmijëve dhe selektimit natyral. Sarah thotë se foshnjat në fakt janë të programuar që të fitojnë dashuri, ngrohtësi dhe afrimitet.

    Është vërtetuar se foshnjat vijnë në jetë me nevojën për tu lidhur me qenien njerëzore, më së shumti me nënën. Psikologu gjerman, John Bowlby ka futur konceptin e adaptimit evolucionar dhe të mjedisit. Idetë e tij ndihmojnë për të sqaruar pse foshnjat lidhen shumë me nënat – sidomos nga kontakti fizik përmes lëkurës, stomakut, rrahjet e zemrës, ngrohtësia e trupit, aroma dhe lëvizjet. Duke i lëvizur krahët si dhe duke qarë, foshnjat kërkojnë rehati dhe afërsinë me nënën, gjë që i bën të ndjehen më të sigurtë.

    Lidhja, verzioni modern i afërsisë

    Paula J. Caplan, Ph.D, autore e “The New Don’t Blame Mother” (Routledge, 2000), përkrah një tjetër mendim mbi afërsinë me nënën dhe nuk beson që nënat lidhen në mënyrë natyrore me foshnjat mënjëherë pas lindjes. Përkundrazi, ajo thekson se kjo lidhje ndodhë diku pas lindjes së foshnjës.

    Sot, në dhomat e lindjes apo edhe pas saj, infermieret mënjëherë pas pastrimit të foshnjes e vendosin atë mbi krahërorin e nënës, duke shpjeguar se ata kanë nevojë për kohë që të lidhen me pasardhësit e tyre. Nga ana tjetër, edhe foshnja krijon ndjesinë e afrimit përmes aromës së nënës.

    Jo të gjitha nënat kanë përjetuar këtë përvojë pas lindjes. Por, mos u shqetësoni! Studimet tregojnë se nëse nëna dhe foshnja nuk e kanë mundësinë për tu “lidhur”mënjëherë pas lindjes së fëmijës, nuk ka pasoja të ndonjë sëmundjeje.

    Zhvillimi emocional, rëndësia e lidhjes me nënën

    Ndjenja e afërsisë dhe lidhjes me fëmijën nuk është vetëm diçka që e bën nënën të ndjehet mirë. Ka një arsye reale rreth zhvillimit të fëmijës. Dhe, në fakt, lidhja nuk përqëndrohet vetëm tek nënat. Afërsia që inkurajon zhvillimin e shëndetshëm emocional mund të vlejë edhe për kujdestare të shumta apo dado që kujdesen për fëmijët.

    Sipas Hrdy, një fëmijë i lidhur me nënën ndjehet i sigurtë për botën në përgjithësi, të tashmen dhe të ardhmen. Një fëmijë i sigurtë ndjehet shumë më rehat, edhe në mungesë të nënës, se sa një fëmijë në dyshim për angazhimin dhe përkushtimin e nënës së tij.

    Lidhjet e sigurta krijohen nga modele të besueshme, të qëndrueshme dhe të pëlqyeshme që fiksohen në trurin e fëmijës nëpërmjet aromës, kontaktit dhe zërit, shpjegon Kylie D. Pruett, psikiatër në qendrën e studimit të fëmijëve.

    Fëmijët që formojnë lidhje të sigurtë shfaqin më shumë vetkontroll dhe aftësinë për të rregulluar vet emocionet në jetë. Për më tepër, këta fëmijë arrijnë të ndjehen më të sigurtë dhe më të rehatshëm në eksplorimin e botës së jashtme.

    Lidhja, stili nënë-vajzë

    Ata që kanë studiuar këtë lidhje komplekse nën mikroskop, vërtetojnë se nënat arrijnë të identifikohen me fëmijë të gjinisë së njejtë dhe në mënyrë të pandërgjegjshme presin që vajzat e tyre t’ju ngjasojnë. Kjo përfshin vlerat, shijet dhe mënyrën e jetesës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...