Ndër trended dhe stilet e flokëve për këtë sezon, janë flokët valë-valë dhe të shprishura e voluminoze. Valët e shprishura, më së miri u shkojnë flokëve të gjatë, por janë efektive edhe për flokët e gjatësisë të mesme.
Valët janë ideale për zonjat që kanë flokë të trazuar. Është e mjaftueshme vetëm që të thani flokët në mënyrë të natyrshme, t’i shprishni pak me gishta, dhe të vendosni produktin për vëllim.
Nëse keni flokë të drejtë, duke përdorur mbështjellësit për flokë do të krijoni valë të mëdha. Para se të vendosni mbështjellësin, përdorni ndonjë produkt për forcimin e flokëve dhe prisni deri sa të thahen. Kur i hiqni mbështjellësit (lloknet), flokët i shprishni me gishta dhe vendosni pak llak për flokë.
Këtë model të flokëve do ta theksoni edhe më shumë me ngjyrën aktuale të flokëve, teknikën e hijezimit, apo fijeve me nuanca të ndryshme.
Kaçurrelet – ju mund t’i mbani të lëshuara apo duke e lidhur një bisht të vogël.
Për raste formale, ju mund të lidhni një pungjë, dhe të zbukuroni me kapëse për flokë.
Për ato që pëlqejnë flokët e lëshuara, mund të bëni një pungjë të lëshuar dhe të tërhiqni disa fije anash.
Ky artikull, është përgatitur nga Rrjeti i studiove të bukurisë PASSION