1.4 C
Priština
More

    Flokë të shkatërruar nga dekolorimi? Ja disa mënyra për ta rikthyer në formë!

    spot_imgspot_img

    Dekoloruesi nuk ka veti vetëm të heqë pigmentin e flokut, por edhe e bën atë “të vdekur”.Nëse nuk keni dekoloruar kurrë flokët në jetën tuaj, hidhini një sy fotos së mësipërme pasi duken pikërish kështu: një tufë fijesh të ngjitura njëra me tjetrën, aq sa duket se mund të marrin flakë nga momenti në moment, shkruan “IconStyle”.

    Flokët e dekoloruar janë mjaft problematikë dhe të vështirë për t’u trajtuar, sepse janë më të thatë, më të hollë e të ashpër, ndryshe nga floku natyral apo i lyer me bojë pa dekolorues.

    Dekoloruesi nuk ka veti vetëm të heqë pigmentin e flokut, por edhe e bën atë “të vdekur”. Ndaj ky lloj floku ka nevojë për një trajtim të veçantë, sepse është më i ndjeshëm edhe ndaj faktorëve të jashtëm si i ftohti dhe lagështia.

    Për ta pasur flokun të shëndetshëm, duhet kujdes, në mënyrë që të mos përballesh më maja të djegura dhe flokë të këputur.

    Mos i laj flokët çdo ditë, lejo yndyrën natyrale që t’i ushqejë e t’i hidratojë, sepse flokët e dekoloruar janë vetë të thatë.

    Laji flokët me ujë të vakët, jo të nxehtë dhe të bollshëm.

    Përdor një shampo specifike, pa përmbajtje sulfati dhe sa më pak kimikate.

    Përdor balsam çdo herë që i lan flokët, por pa prekur rrënjët. Balsami bimor do ishte zgjidhja më e mirë.

    Një herë në javë përdor një maskë rigjeneruese për flokë të dekoloruar dhe mbaje për rreth 30 minuta. Shpëlaji me ujë të ftohtë, sepse ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e lagështirës dhe forcon rrënjën.

    Mundohu që ta eliminosh fare tharësen, por nëse nuk mundesh, përdore në temperaturë sa më të ulët.

    Mos harro vajin e ullirit! Është ushqyes shumë i mirë dhe i hidraton flokët. 5 lugë vaj ulliri dhe dy të verdha veze. Aplikoje maskën në flokë , vendos një qese dhe lëre të veprojë për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm.

    Përdor krehër me dhëmbëza të mëdha dhe krihi sa i ke të lagur për të shmangur këputjen e tyre.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...