Në shikim të parë fëmija që gugatë (zëra që fillojnë të nxjerrin fëmijët e vegjë) duket simpatik, por duhet të jeni të vëmendshëm të mos kalojë në ndonjë çrregullim serioz në të folurit. Fëmijët me gugatje tërheqin vëmendjen dhe nuk duhet lejuar këtë …
– Deri te gugatja më së shumti vie për shkak të disbalancit në zhvillimin e komponenteve gjuhë – të folurit në tru dhe gadishmërisë motorike që fëmija ta shprehë atë që ka dëgjuar dhe atë që dëshiron të na tregojë – shpjegojn logopedet.
Me kalimin e kohës, thekson se, te fëmijët kjo stabilizohet, por nëse nuk ndodhë, duhet kërkuar ndihmën profesionale.
Vetëm e tyre: Si ta edukojmë vajzën në kohën e Kardashian?
Shkaqet janë të ndryshme përse fëmija fillon të gugatë dhe përse vjen deri te regresioni në të folurit. Njëri nga këto është lindja e vëllait apo motrës dhe në këtë mënyrë dëshiron ta tërheqë vëmendjen e prindërve e cila tani i është “privuar”.
Shkaku tjetër mund të jetë se fëmija ka zbuluar mënyrën si t’i plotësojë të gjitha dëshirat me sjellje gugaçi.
– E vetmja mënyrë që fëmija të zhvillojë shprehitë e duhura të të folurit është që t’i flisni me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Duhet shmangur gugatjen dhe imitimin e të folurit të tij të pazhvilluar.
Me fëmijët duhet të flitet që nga mosha më e re sikur me të rriturit, dhe nëse fëmija gugatë, nuk guxojmë ti kushtojmë vëmendje – këshillon mjekja./kosovarja.ch/