Festimi i festave fetare, sidomos ato që janë të mëdha si Bajrami apo Pashkët, efektshëm kanë ndikim pozitiv në zhvillimin e fëmijëve. Këto festa festohen në gjirin familjar, të cilat tek më të vegjëlit ngjallin një ndjenjë të sigurisë, lidhshmërisë me më të afërtit.
Për ata, festimet kanë rëndësi shumë të madhe
“Fëmijët e pelqejnë atmosferën e veçantë të festimit. Ata i’u gëzohën tubimeve familjare, miqësore dhe shoqërore. Është e rëndësishme që ata të dinë se ata nuk janë të vetëm, por që i përkasin dikujt. Për shkak të ritmit të jetës, prindërit zakonisht janë shumë të zënë, dhe këto momente janë shumë të rralla, prandaj, për këtë arsye janë shumë të vlefshme festimet” – thonë psikologët.
Ndjenja mbetet për tërë jetën
Fëmijët që rriten jashtë familjes, vështirë i përjetojnë festat, nuk i pëlqejnë sepse nuk janë në shtëpinë e tyre, me familjen. Festave nuk i’u gëzohen as të rriturit që jetojnë vetëm, sepse ata nuk kanë një ndjenjë të përkatësisë. Psikologu tregon se festave të fundvitit dhe Bajramit apo Pashkëve më së shumti i gëzohen fëmijët nga mosha 2-6 vjet, për shkak se kjo moshë është karakteristike për të menduarit të të ashtuquajturës magji.
– Ata me të vërtetë besojnë në ekzistencën e Baba Dimrit, aq fortë se janë në gjendje të krijojnë një imazh, fytyrë dhe zë të këtyre krijesave. I përceptojnë ato si reale, ashtu që të rriturit nuk duhet shkatërruar iluzionin e tyre dhe nuk duhet mohuar atyre të drejtën për magji. Fotografitë, një ndjenjë e kënaqësisë dhe lumturisë e lidhur me festimet në fëmijëri që mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën e njeriut.
Paqja më e mirë se dhurata
Festimet e festave janë të rëndësishme edhe për të ushqyer traditën e familjes dhe futja e vlerave të përcaktimit të traditës. Nëse me këto vlera fëmijët njoftohen qysh në moshën e vogël të fëmijërisë, ka gjasa të mëdha që kur të rriten, do të vazhdojnë të ndjekin traditën e familjes dhe do ta kalojnë atë tek pasardhësit e tyre. Festat janë të rëndësishme për shkak se nuk ka grindje në mes të njerëzve, por paqe, dhe nganjëherë nëpër festa ndodhin edhe kërkim faljet dhe kalimi sa më shumë në harmoni. Kjo për fëmijët, do të thotë shumë më tepër se sa dhurimi i ndonjë dhurate apo bollëku i ushqimit në tryezë.
– Sigurisht që i dojnë edhe dhuratat, por me to duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe nuk duhet ta teprojmë, sepse atëherë dhuratat e humbasin kuptimin. Gjëja më e rëndësishme është që t’u dhurojmë atyre diçka që ata me të vërtetë duan.