Feng shui – këshilla për të tërhequr para në shtëpinë tuaj

Feng shui – është një shkencë e lashtë kineze e cila përshkruan mënyrën e jetesës në harmoni të vazhdueshme dhe baraspeshë me rrethin ku jetojmë, me qëllim që të sigurojmë lumturi të madhe. Ajo është një teknikë e rregullimit të ambientit ku jetojmë, metodë e e planifikimit të rrethinës dhe vendosjes së rregullt të hapësirës dhe mobiljeve. Ajo është një sistem i teknikave dhe njohurive, i cili mund që të mësohet dhe pastaj të zbatohet në hapësirat personale dhe rrethinë.

A e dini se me ndihmën e feng shui mund të tërheqni më shumë para në jetën tuaj dhe për përmirësoni shanset tuaja në punë dhe biznes. Paraja është e lidhur me këndin më të afërt të majtë të pothuajse çdo dhomë. Zona kryesore është në këndin jugor të banesës (shtëpisë), por ekziston një zonë e financave në çdo hapësirë, dhomën ë punës, dhomën e gjumit, kuzhinë etj. Me qëllim që të përmbushni këto hapësira me me energji pozitive, ndjekni disa këshilla të thjeshta dhe të shpejta

1. Pastroni rrëmujën në këto hapësira. Nëse i largoni të gjitha gjërat e panevojshme, ju do të terhiqni energjinë pozitive financiare

2.Riparoni të gjitha gjerat në shtëpi që janë thyer ose janë jofunksionale .Çdo gjë që nuk punon nuk duhet ta mbani në keto hapësira, por edhe në tërë shtëpinë në përgjithësi .

3. Plotësoni keto pjese me simbole të pasurisë. Këto janë enë me monedha, bambu fati, apo çdo objekt tjetër që simbolizon pasuri. Këto mund të jenë edhe simbole personale, të tilla si: foto e një shtëpie luksoze që ju dëshironi, model të ndonjë automjeti luksoz të cilin e dëshironi, etj.

4. Fushat e financave në shtëpi plotesoheni me diqka që posedon ngjyrë të gjelbër apo vjollce .E gjelberta simbolizon vitalitet dhe rritje, kurse ngjyra vjollce është ngjyrë e pasurisë.

5. Kushtoni vëmendje mënyrës se si ju silleni ndaj parasë çdo ditë. A I mbani paratë të pa sortuara dhe në mënyrë të parregullt në xhepat tuaj? Nga kuletat hiqni të gjitha shënimet e panevojshme, rregulloni çdo monedhe dhe konsideroni paranë si nje gje që ka vlere shume te madhe.

6. Nëse refuzoni të merreni me paratë, ato do të largohen nga ju. Prandaj regjistroni të gjitha shpenzimet, paguani faturat në kohë, mbani shënime dhe plane që kanë të bëjnë me financet tuaja etj …

7.Ndihmoni të tjerët dhe bëhuni më bujar. Paratë formojnë një energji të veçantë dhe duhet të lëvizin përreth jetës suaj, prandaj ju duhet që të jepni para, nëse dëshironi të pranoni. Nëse me të vërtetë nuk keni para për të ndarë me të tjerët, dhuroni mirësi, kohë, energji dhe aftësi.

8. Jini mirënjohës për atë që keni. Sa më shumë që çmoni gjërat që ju i keni, pa marrë parasysh sa të vogla mund të jenë, ajo do të tërheqë më shumë gjëra të reja në jetën tuaj.

kosovarja.ch