Të dashura zonja. Nëse deri tani keni provuar lloj-lloj dieta dhe asnjëra nuk ju ka ndihmuar në luftë kundër kilogramëve të tepërta, provoni me këtë truk interesant. Nuk mund t’ju bëj keq!
Feng shui ka ndikim të madh në nëndije, e është lidhje e vlefshme edhe në humbjen e kilogramëve. Në vend se të numëroni kaloritë dhe të matni format, shëndet të mirë mund të keni edhe me përzgjedhje të kujdesshme të formave, materialeve dhe ngjyrës së enëve dhe sendeve që ju rrethojnë gjatë ngrënies.
Sasinë e porcionit do ta zvogëloni nëse zvogëloni madhësinë e pjatës- hani nga ato të desertit.
KËNDI I ENËVE
Enët drejtkëndore janë më të mira nga ato rrumbullaket nëse doni të dobësoheni. Kjo sepse ato drejtkëndor inkurajojnë qetësi, ndërsa rrumbullaket kureshtjen.
NGJYRA PASTELI
Ngjyrat tokësore promovojnë kënaqësi, derisa ato me shkëlqim dhe ngjyra të ndezura ‘tërheqin’ apetitin. Nëse vërtet dëshironi t’i përmbaheni planit të dietës, ngjyroseni kuzhinës dhe trapezarinë në ngjyrë drap apo bezhë.
NUMRAT ÇIFT
Vendosni numër çift të karrigeve. Nëse jeni në numër çift në familje, vendoseni një më shumë, për shkak të mbajtjes së linjës.
PASQYRË NË MUR
Pasqyra ndihmon të jeni të koncentruar. Kështu do të jeni të vetëdijshëm çfarë po hani, si dhe sasinë e ushqimit që po konsumoni.
SHTËPI E RREGULLT
Filloni nga kuzhina, pastroni frigoriferin, hudhni të gjitha që i ka kaluar afati, si dhe atë që rrallë e përdorni. Sa më e rregullt të jetë shtëpia dhe kuzhina juaj, më lehtë do të dobësoheni.
SHUMË NGJYRA
Sa më shumë ngjyra të ketë pjata, përkatësisht ushqimi që e servoni, kështu më shumë përbërës nutricionesh hyjnë. Përmbahuni rregullit: një e treta e sendeve duhet të jetë mishi, një e treta tjetër perimet dhe pemët ndërsa një e treta tjetër karbohidratet.
/kosovarja.ch/