Mungesa e kilogramëve ka ndikim të keq në shëndet.
Rezultatet e hulumtimeve më të reja kanë treguar se si dobësia në kilogram mund të lërë shumë pasoja më të rënda në organizmin e femrës se sa që len trashësia. Kjo veçanarisht ka të bëjë me shëndetin reproduktiv të femrave.
Ekspertët pohojnë se femrat me pak kilogram në peshë kanë më pak shanse që të mbesin me barrë bile edhe në krahasim me femrat me peshë seriozisht të madhe. Eksperti amerikan për pjellori Richard Sherbahn, deklaron se si epideminë e trashësisë e ka hedhur në plan të dytë problemi i mosushqimit, i cili sot jo rrallë injorohet.
Problemi edhe më shumë është keqësuar me potencimin e të ashtuquajturës “madhëzia zero” (34 – numri europian i kallëpit), me të cilin vajzat dhe gratë e reja vazhdojnë të dëshirojnë të duken si modelet me shëndet të dobët.
Dobësimi i tepruar mund të zvogëlojë prodhimin e hormonit gjenital femrëror – estrogjenin, dhe për shkak të kësaj femrat mund të kenë probleme që të mbeten me barrë.