Nëse nuk keni përjetuar lindje të foshnjes, ndoshta jeni të prirë që për këtë çështje të ndërtoni një realitet të cilin ua ka treguar media dhe një gjë që na shkon ndërmend nga filmat është proçesi kur nëna duhet të “shtyej” fisnjen jashtë. Kjo gjë është totalisht gabimisht e paraqitur pasiqë nuk është pjesë e lindjes. Nëntë nga dhjetë femra përjetojnë shqyerje vaginale gjatë lindjes dhe në disa raste kanë pasojë të përjetshme nga dëmtimi i nervave si rezultat i kësaj. Për këtë gjë u bë një përmirësim në spitale pasiqë pushuan me praktikën e shtrirjes në shpinë të shtatëzëneve dhe të “shtyerjes” gjatë lindjes, gjë që rezultoi me uljen e shqyerjes perineale nga 7% në 1% të rasteve.
Nga ku e ka origjinën praktika e “shtyerjes”
Deri në vitet 1950, femrat në përgjithësi lindnin në shtëpi me ndihmën e mamive, zakonisht lindnin në këmbë apo në gjunjë dhe ishin të inkurajuara të merrnin frymë mes shtrëngimeve dhe të shtyenin kur ndjenin nevojë natyrore për të bërë një gjë të tillë. Nevoja e shtyerjes vjen natyrshëm andaj dëgjimi i trupit është mënyra e vetme kur shtyerja është gjë e mirë.
Në vend se të ndihmonin foshnjen të dalë jashtë duke e tërhequr nga koka, mamitë u lejon foshnjeve që të dilnin me tërë trupin jashtë natyrshëm, si një proçes i duhur për nënën dhe foshnjen.
Shumica e nënave vendosën vetëvetiu të lindin me ndihmën e mjekut pasiqë dëshironin lindje pa dhembje dhe ishin mjekët e jo mamitë ata që posedonin qetësues dhe anestetikë si epidurali. Mirëpo ishte kjo arsyeja për komplikimet e mëvonshme gjatë lindjes dhe ndonjëherë shfaqeshin me shkëputje mes nënës dhe foshnjes pasiqë hormonet natyrale nuk janë liruar natyrshëm në këtë kohë.
Nuk ka të drejtë dhe të gabuar
Sidoqoftë që nëna zgjedhë nuk ka mënyrë të gabuar apo të drejtë mirëpo ka dobi dhe dëme në të dy rastet, qoftë me mamitë e qoftë me mjekun. Sidoqoftë disa pika të rëndësishme janë injoruar në lidhje me mamitë edhepse kjo ka qenë mënyra e vetme e lindjeve me mijëra vite.
Çfarë nëse i kombinojmë të dy mënyrat?
Disa spitale kanë sukses të madh në inkuadrimin e disa praktikave të mamive që janë përdorur me shekuj andaj edhe spitalet nuk kërkojnë nga nënat të “shtyejnë” më. Njerëzit nuk e kuptojnë se trauma që fëmija përjeton gjatë lindjes mund të ketë efekt tek ata gjatë tërë jetës së tyre.
Sidoqoftë që ndodh lindja, në shtëpi apo spital, në të dy rastet jemi dakord se lindja duhet të jetë proçes i lehtë dhe i rehatshëm për nënën dhe fëmijën./kosovarja.ch/