Femrat me këto gjashtë tipare janë absolutisht të parezistueshme

Unë vë bast se asnjë mashkull nuk do të mbetet imun për karakteristikat e mëposhtme …

Shumica prej jush ka klikuar në këtë artikull dhe ka shpresuar një listë të atributeve si: këmbë të shkëlqyera, buzëqeshje të këndshme, flokë të mrekullueshme … Mirëpo, atë që na ofrojnë mediat si seksapil është vetëm një pjesë e vogël e enigmës.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të ju bindim se jo vetëm gratë në revista, reklama, fushata janë seksi. Në fakt, ka shumë faktorë tjerë që përbëjnë seksapilin në kuptimin e vërtetë të fjalës. Po ju paraqesim vetëm disa nga më të rëndësishmit …

1. Vetëbesimi

Vetëbesimi është çelësi për tërheqjen seksuale. Askush nuk do të qëndrojë indiferent në shoqërinë e një gruaje që është e vetëdijshme për cilësitë e saj.

2. Ambicia

Ambiciet i japin qëllimit edhe kahjen se nga të ecim në jetë. Kjo veti mund të ndikojë si afrodiziak i madh për meshkujt. Gruaja me të cilën do të mund të pushtojë botën drejt qëllimeve më të larta dhe më të mira është shumë më seksi-tërheqëse se çdo lloj pamje e jashtme.

3. Pasioni

Pasioni për jetën. Pasioni për një person tjetër. Pasioni për punën, hobi, muzikë, art … Të vëzhgoni gruan e cila me pasion e bën ndonjë punë është shumë më seksi-tërheqëse se modelet provokative, kanë shpjeguar djemtë në një studim amerikan.

4. Mirësia

Një nga vetitë më të bukura sot është aq e rrallë në shoqëri sa që është bërë tepër tërheqëse për seksin e kundërt. Të tregoni mirësi dhe njerëzim ndaj të tjerëve, të ofroni ndihmë ose të dëgjoni dikë janë bërë aq të domosdoshme në shoqërinë moderne sa që gruaja me këto cilësi do të qëndrojë gjatë, gjatë në memorien e njeriut të dëshiruar.

5. Ndershmëria

Kr një grua nuk ndryshon për askënd dhe i prezantohet botës ashtu siç me të vërtetë është, dhe me këtë është krenare flitet për të gjitha cilësitë e saj. Sa gjatë dikush mund të qëndrojë në lidhje dhe të jetë në dashuri me një gënjeshtare shumë të bukur? Vetëm për aq kohë sa të kalojë efekti i tërheqjes së jashtme! Dhe pastaj çdo mashkull i pjekur do të kërkonte vajzën e sinqertë e cila do ta plotësonte në të gjitha fushat.

6. Inteligjenca

Pa marrë parasysh sa fantastike është pamja e jashtme, nëse IQ, koeficienti i inteligjencës nuk mund ta mbështesë edhe seksapili shpejt do të zhduket. Një vajzë inteligjente jo vetëm që do të dijë se si të reagojë në mënyrë interesante ndaj provokimeve, por do të dijë edhe ta përqeshë apo magjepsë me qëndrimin dhe njohurinë e saj. A ka diçka më joshëse se kjo?

kosovarja.ch