Tregu i brekëve është duke bërë interesant edhepse ende është nën hijen e modës së lartë dhe trendeve që vijnë me të. Cilat janë risitë në ktë segment?
Shumë brende të larta si dhe yje të këtij biznesi. Elle MacPhearson, Rosie Huntington ëhiteley dhe Helena Christiansen janë vetëm disa nga zonjat e famshme që kanë linjë të veten të të brendshmeve të poshtme, ndërsa në garë janë kyçur edhe H&M, Topshop dhe Forever 21.
Megjithatë, ndryshimet më interesante vijnë nga konsumatorët, gjë që nuk është pritur.
“Pas viteve 90, tangat janë imponuar si trendi kryesor në fushën e të brendshmeve të poshtme, ndërsa sot përbëjnë vetëm 10% e artikujve të shitur” thotë Suzi Xhenkinson, udhëheqëse e linjës Marks & Spencer. Në të njejtën kohë në këtë treg është shfaqur trendi i femrave të reja që përzgjedhin të brendshme më komode, gjegjësisht brekëve në vend të tangave.
Në trend është kthyer edhe Gari Hogart, drejtori ekzekutiv i brendit Agent Provocateur, që vërteton se janë duke shitur më pak tanga se më herët. Popullariteti i brekëve komode sikurse ato me të cilat e mbajmë mend Brixhit Xhons, është rritur me teknologjinë e re, para se gjithash për shkak të mosparaqitjes së vijave nën veshjet.
Prandaj edhe ky ndryshim, femrat moderne parapëlqejnë rehatinë ndaj dizajnit seksi…kush do të thoshte?!