0.5 C
Priština
More

    Femrat e aktrojnë orgazmën vetëm për t’i dhënë fund seksit të keq

    spot_imgspot_img

    Gjithmonë ka ekzistuar mendimi se gratë i aktrojnë orgazmat vetëm për t’i kënaqur të dashurit në shtrat. Por, tani një studim i ri tregon se gratë mund t’i aktrojnë orgazmat për një arsye tjetër: vetëm që seksi të përfundojë sa më shpejt.Studimi, i cili është prezantuar në British Psychological Society, ka pyetur 15 gra të moshave 19 deri 28 vjet rreth përvojave të tyre për aktrimin e orgazmës në shtrat.

    Të gjitha femrat kishin treguar për probleme të ndryshme seksuale që i kanë. Gratë e anketuara asnjëherë nuk i kishin përdorë termat si “përdhunim” për të përshkruar përvojat e këqija seksuale kur e kanë aktruar orgazmën, por skenarët që i kanë përshkruar mund të kenë qenë të tilla.

    Në fakt, ato i kishin klasifikuar eksperiencat e tyre si “seks i keq”. Detaje më të hollësishme rreth këtyre përvojave seksuale ende nuk janë bërë të ditura.

    “Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë treguar se aktrimi i orgazmës është një mënyrë për të ‘ndalë seksin e keq’ kur nuk ka pasur opsione tjera në dispozicion”, shkruan Angela Chen për Gizmodo.

    Pavarësisht se ky studim është i vogël, prapëseprapë i drejtohet një çështjeje të madhe kulturore me mënyrën se si ne e perceptojmë seksin.

    Ne ende jetojmë në një kulturë apo epokë ku nëse një gruaje nuk është duke i pëlqyer seksi dhe dëshiron ta ndalojë, më mirë do të ndjehet nëse e aktron orgazmën sesa ta len partnerin e saj ta kuptojë këtë gjë.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...