Nëse fëmija rrefuzon të hajë ushqim tjetër pos atij i cili është i preferuar, mos e merrni si “vetëm një fazë”. Një studim i ri tregon se fëmijët që e përzgjedhin ushqimin kanë rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve psiqike më vonë në jetën e tyre.
Hulumtuesit kanë studjuar 1000 fëmijë të moshave 2 deri në 5 vjeçe, i kanë intervistuar për shprehitë e tyre të të ushqyerit si dhe për problemet e tyre psikologjike. Më shumë se 17% e fëmijëve kanë qenë përzgjedhës të moderuar të ushqimit, që nënkupton se do të hanin vetëm disa ushqime të caktuara, rreth 3% kanë qenë përzgjedhës të konsiderueshëm që nënkupton se nuk do të hanin gati se asgjë jashtë shtëpisë. Në këtë kuptim, një fëmijë që përzgjedh ushqimin nuk është ai që rrefuzon të hajë spinaq apo brokoli, por ai që kufizon ushqimet të cilët do i konsumojë.
Studimi gjeti lidhje mes ngrënies selektive dhe simptomet psikiatrike. Që të dy, të moderuarit dhe përzgjedhësit e konsiderueshëm, janë të prirë të vuajnë nga ankthi, ADHD, depresioni si dhe të jenë shumë të ndijshëm ndaj shijeve dhe ngjyrërave. Me shumë gjasa do të kenë një prind që abuzon me substanca narkotike, nëna që kanë pasur probleme psikologjike dhe konflikte familjare rreth ushqimit.
Studjuesit sugjerojnë që mjekët të veçojnë të ushqyerin përzgjedhës sikur “ çrregullim i shmangjes/kufizimit të ushqimeve”, e jo të konsiderohet si një epizodë që do të kalojë. Nëse keni një fëmijë të tillë, hulumtuesit ju sugjerojnë të flisni me mjekun rreth opcioneve të tretmanit./kosovarja.ch/