Një formë unike për t’u dalë në ndihmë fëmijëve të “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë e kanë gjetur Kompania Rajonale e Ujësjellësit në këtë komunë.Nga të vegjëlit e kësaj organizate, u kërkua që të punohen 12 vizatime me temën “Uji përmes syve të fëmijëve”.
Këto vizatime, kompania i shndërroi në kalendarin e vitit 2022, produkt ky që tashmë është në shitje.
Të parët që i blenë, janë vet punonjësit e kompanisë bashkë me familjarë, ndërsa presin që edhe bizneset e tjera të bashkangjiten në këtë iniciativë.
Të hollat e grumbulluara do t’i dedikohen organizatës.