-0.8 C
Priština
More

    Fëmija vazhdon të thithë gishtin edhe tani që është rritur, ja si t’ia hiqni një herë e mirë këtë ves

    spot_imgspot_img

    Është e zakonshme që bebet shpesh të thithin gishtin, por prindërit nuk e pëlqejnë këtë zakon, për shkak të higjienës personale, apo etikës sociale. Bebet kanë arsyet e tyre për të thithur gishtin, por kjo nuk do të thotë se ky zakon nuk është i keq. Thithja e gishtit mund të jetë e dëmshme për fëmijën, pasi ai mund të dëmtojë lëkurën e gishtit, gjuhën dhe mishrat e dhëmbëve. Ndaj është mirë që ju ta ndihmoni vogëlushin tuaj të harrojë këtë zakon të keq.

    Por si mund ta mësojmë fëmijën të mos thithë më gishtin? Në vijim gjeni disa mënyra, të cilat ju mund t’i përdorni për të ndihmuar fëmijën tuaj ta harrojë këtë zakon.

    Identifikoni shkakun: Bebi mund ta thithë gishtin si përgjigje ndaj një stimuluesi. Për shembull kur bebi është i uritur, ose i mërzitur, mund të thithë gishtin e tij. Identifikoni rrethanat që e bëjnë bebin tuaj të fillojë të thithë gishtin dhe mundohuni t’i evitoni ato. Nëse bebi e bën nga uria, atëherë i jepni për të pirë, por nëse e bën nga mërzia, ju mund ta merrni dhe të luani në mënyrë që ai të argëtohet dhe ta harrojë thithjen e gishtit.

    Tregojini që nuk është gjë e mirë: Tek fëmijët që janë pak më të rritur, ju mund të përdorni instruksionet bazike. Ata do ta kuptojnë kur ju i thoni “jo”, dhe nëse ju binden, ju mund t’i shpërbleni, në këtë mënyrë ata do ta harrojnë këtë zakon.

    Mundohuni t’i shpërqendroni: Ju mund ta shpërqendroni bebin tuaj nëse shikoni se ai po mundohet të fusë gishtin në gojë. Ju mund t’i tregoni diçka jashtë dritares, t’i këndoni një këngë, apo gjithçka që do të mund të shpërqendrojë vëmendjen e tij në mënyrë që ai të harrojë se çfarë ishte gati të bënte.

    Provoni çuçon: Edhe pse çuço vetë mund të shndërrohet në një zakon, ekspertët mendojnë se ka më pak efekte negative se thithja e gishtave. Edhe “American Academy of Pediatrics” ka një opinion pozitiv për çuçon dhe e rekomandon përdorimin e tyre.

     

    Burim: pernenat.al

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...