Farat e kungullit janë përdorur për mijëra vjet për qëllime mjekësore, sepse janë një burim i pasur i vitaminave. Për më tepër, shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet nëse rri një kohë, duke qenë pothuajse unike në natyrë. Ne ju sjellim disa arsye me shume se pse këto ushqime të shijshme duhet të bëhen një pjesë integrale e dietës suaj.
1. Me fara deri tek zemra e shëndetshme
Një çerek filxhani nga këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të magnezit, shumë e rëndësishme për zemrën tuaj. Ajo gjithashtu ndihmon për të kontrolluar tensionin e gjakut.
2. Përmirëson sistemin imunitar
Përveç se që pasurojnë me magnesium, farat e kungullit janë burim i pasur i zinkut që ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, me çka e zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale si është gripi dhe ftohja. Kërkimet tregojnë se ndihmon edhe në zvogëlimin e lodhjes kronike dhe depresionit.
3. Mban të shëndetshme prostatën
Që nga kohët e lashta dihet se fara e kungullit është një pjesë e rëndësishme e dietës së meshkujve, sepse kanë një efekt pozitiv mbi prostatën. Hulumtimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të proporcionit të lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e burrave, dhe janë përdorur shpesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore të prostatës, siç janë hiperplazia dhe prostata e zgjeruar.
4. Zvogëlojnë rrezikun nga diabeti
Sipas kërkimeve, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe me të parandalojnë komplikime të lidhura me diabetin, vrasësin kryesor të qelizave.
5. Ndihmojnë në rast pagjumësie
Konsumimi i farave të kungullit disa orë para se të shkoni në shtrat, posaçërisht në kombinim me pemët ndihmon në tajitjen e melatoninit dhe serotoninit, me çka rritet regjenerimi i trupit gjatë gjumit./kosovarja.ch/