Farat e kungullit janë aktivitet i preferuar pranë birrës dhe filmave për shumë njerëz. Por, ato janë më shumë se aq. Sot do ju zbulojmë se sa është i shëndetshëm ky “aktivitet” i njohur.
Jemi të sigurt se kur t’i lexoni të gjitha të mirat që kemi nga këto fara në të ardhmen do t’i përdorni me më shumë zell.
Farat e kungullit janë shumë të pasura me amino acide triptofan i cili shëndrron serotoninën në organizëm dhe ndikon në gjumë të mirë. Lirisht para se të flini hani fara të kungullit dhe do të flini si foshnje.
Përveç kësaj, ajo që do të ju ndihmojë për relaksim është sasia e magneziumit që përmbajnë këto fara. Përveç që ju relakson, magneziumi ka rol të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.
Farat e kungullit janë shumë të lehta për tretje dhe njëkohësisht janë shumë të pasura me proteina të shëndetshme. Janë të shkëlqyera për një meze të lehtë të shpejtë gjatë ditës sepse stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak, që do të thotë dhe humbje e lehtë e peshës nëse dëshironi të dobësoheni.
Vaji i krijuar nga këto fara është shumë i pasur me omega 3 acide yndyrore, kurse shkencërisht është dëshmuar që ndihmon shërimin e prostates së zgjëruar, dhe në mënyrë preventive e pengon atë. Janë shumë të mira për meshkujt për shkak të sasisë së madhe të zinkut që posedojnë.
Disa hulumtime kanë dëshmuar se konsumimi i farave të kungullit ka ndikim të njejtë si indometacini, ilaç që preferohet për ndezje të ndryshme, dhimbje dhe ënjtje pa asnjë efekt anësor.
Besohet se komponenti fitosterol që ndodhet në farat e kungullit mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të ngritur dhe pas fëstëkut dhe farave të lulediellit, farat e kungullit kanë sasinë më të madhe të steroleve.
Që ti merrni në trup të gjithë nutritienët përmes farave më së miri do të ishte nëse i hani të pa përpunuara apo pak të pjekura në furrë, jo në temperaturë mbi 170°C, 15-20 minuta. Kriposni sipas dëshirës dhe kënaquni. Farat e kungullit janë shtojcë e shkëlqyer për sallata, supa, salca, kurse në pesto mundë t’i zëvendësoni arrat e pishës që janë vështirë për t’i gjetur.