1.4 C
Priština
More

    Faktet ushqyese rreth farave “Chia” (Salvia Hispanica)

    spot_imgspot_img

    Këto lloj fara shquhen si super-ushqime që përdoren shumë në artikujt ushqimorë. Farat “Chia” janë me madhësi të vogël dhe janë konsumuar si lëndë kryesore tek Actekët e lashtë. Shumë ekspertë besojnë se farat chia kryesojnë listën e ushqimeve funksionale për shkak të vlerave ushqyese. Këto lloj fara janë një burim i shëndetshëm i fito-nutricientëve si acide yndyrore omega-3, antioksidantë, minerale, vitamina dhe fibra dietike.

    Botanikisht, kjo bimë rrjedh nga familja e bimëve nenxhiku (menteje). Emri shkencor: Salvia Hispanica. Kjo bimë mund të rritet deri në një metër lartësi dhe mban gjethe me skaje të dhëmbëzuar. Në varësi të llojit, mund të ndryshojë edhe ngjyra e luleve.

    Përfitimet shëndetësore

    Farat chia përmbajnë pothuajse të gjithë përbërësit thelbësor të tilla si proteina, acide yndyrore omega-3, antioksidantë, fibra dietike, vitamina dhe minerale esenciale për rritje dhe zhvillim në përmasa të mira.

    • Chia është shumë e pasur më kalori. 100 gr fara sigurojnë 388 kalori.
    • Si rezultat i prezencës së acive yndyrore omega-3, këto veprojnë si anti-inflamator, zvogëlojnë presionin e gjakut, sëmundjet koronare të arterieve, rreziqet nga kanceri i gjirit zorrës së trashë dhe prostatës.
    • Farat chia përbëhen nga disa antioksidantë si acidi ferulik, acidi kafeik, quercetin etj.
    • 100 gr fara sigurojnë rreth 91% të niveleve të rekomanduara ditore të futjes së fibrave dietike.
    • Farat chia nuk përmbajnë gluten. Personat që kanë ndjeshmëri ndaj glutenit, mund të shtojnë konsumin e këtyre farave në dietën ushqyese të tyre.
    • Farat janë burim i shkëlqyer i vitaminave si niacin, riboflavin, thiamin, acid folik. Niacini është një vitamin b-kompleks i rëndësishëm i cili gjendet në farat chia, dhe ka dy herë më shumë sasi në krahasim me farat e susamit. 100 gr nga këto fara sigurojnë 8.83 mg ose 55% të nivelit të përditshëm të niacinit. Ky ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit në gjak, si dhe ul ankthin dhe neurozën.
    • Këto fara janë burime të mira edhe të shumë mineraleve. Kalciumi, fosfori, hekuri, mangani, magnezi janë më së shumti të përqëndruar tëk farat chia. Shumica e këtyre mineraleve kanë një rol kryesor në mineralizimin e eshtrave, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimeve si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe skeletit.
    • Vetëm një lugë gjelle me fara chia në ditë, siguron nivelin e mjaftueshëm të rekomanduar me antioksidantë fenolik, minerale, vitamina dhe proteina.

    Përzgjedhja dhe ruajtja

    Farat chia korren dhe përpunohen njëlloj sikur quinoa dhe amaranth. Në mënyrë tradicionale këto prehen dhe thahen nën rrezet e diellit. Këto janë të madhësisë së vogël, me ngjyrë kafe të errët, sipërfaqe të lëmuar dhe me shkëlqim, me diametër rreth 1 mm. këto fara mund të ruhen në gjendje të mirë për disa muaj. Megjithatë, këto fara duhet të ruhen brenda një kutie hermetike dhe të vendosen në vend të ftohtë e të errët.

    Përdorimi në kuzhinë

    Farat chia mund te jenë në dispozicion gjatë gjithë sezonit nëpër tregje. Ja disa këshilla që mund të ju shërbejnë rreth përdorimit të farave chia në kuzhinë:

    • Farat chia mund të përdoren në disa mënyra. Mund të përdoren si miksim i lëngjeve të ndryshme, si me lëng limoni, me sheqer apo çfarëdo pije tjetër freskuese verore.
    • Farat mund ti shtohen bukës, biskotave, muffinsave etj.
    • Mund të spërkatni farat mbi kos apo jogurt, smoothie nga fruta të ndryshme, milkshake etj.

    Profili i sigurisë

    Këto lloje të farave nuk kanë treguar ndonjë reaksion alergjik tek njerëzit. Mund ti konsumoni në mënyrë të sigurtë, dhe në sasi të vogël për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...