-1.4 C
Priština
More

    Fakte interesante rreth gjakut të njeriut, që ndoshta edhe nuk i dinit!

    spot_imgspot_img

    Të gjithë e dimë që sistemi ynë i gjakut është me të vërtetë i komplikuar, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për zemrën tuaj dhe të njihni grupin tuaj të gjakut.

    Ja disa fakte interesante shkencore në lidhje me gjakun tonë që ndoshta nuk i dini:

    Do të duheshin 1,120,000 mushkonja për të thithur të gjithë gjakun nga një njeri i rritur.

    Për të bërë që gjaku të qarkullojë, zemra krijon një presion të tillë që mund të lëshojë një rrjedhë gjaku të lartë 9 metër.

    Një qenie njerëzore mund të jetojë pa një puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan një pajisje në trupin e 55-vjeçarit Craig Lewis që lejon gjakun të qarkullojë në të gjithë trupin e tij pa një puls.

    Stan Larkin jetoi 555 ditë pa zemër, në pritje të një transplantimi. Zemra e tij u zëvendësua me një pajisje që Stain e mbante në çantën e shpinës. Ai madje mund të luante basketboll.

    Grupi i gjakut ka një ndikim në shëndetin tonë. Njerëzit me gjak të tipit O nuk janë të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por ata janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës ose mbipeshes.

    Personat me gjak të tipit A duhet t’i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjakun e tyre. Ata janë në rrezik për zhvillimin e sëmundjes koronare të zemrës.

    Ata me gjak të tipit B duhet të kujtojnë se janë të prirur për diabet dhe kancer të pankreasit.

    Njerëzit që kanë gjak të tipit AB duhet të kujdesen për kujtesën dhe përqendrimin e tyre pasi që shanset e dëmtimit të njohjes tek individët AB janë 82% më të larta se në llojet e tjera.

    Pijet energjike ndryshojnë mënyrën e rrahjes së zemrës. Shkencëtarët kanë zbuluar se pasi të keni pirë pije energjike, sasia e kafeinës është deri në 3 herë më e lartë se në pijet e tjera me kafeinë si kafe ose soda. Për më tepër, ato ndikojnë në rrahjet tona të zemrës dhe mund të shkaktojnë kriza ose vdekje.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...