Kjo recetë e shijshme është pa dyshim një alternativë fantastike për vaktet gjatë javës. Përgatitur me qepë, speca shumëngjyrësh, piper dhe shoqëruar me tortilla, fajitas sjellin një darkë shumë të mirë në pak minuta. Me pak yndyra dhe kalori, kjo pjatë do të kthehet në të preferuarën tuaj.
Përbërësit: 100 gr misër i zier, 2 gjoks pule, 6 tortilla, 1 qepë e kuqe, 1 spec i kuq, 1 spec i verdhë, 1 spec jeshil, 1 qepë e njomë, 1 tufë majdanoz, 1 lëng lime ose limoni, 1 litër ujë, 1 tufë asparagus të pastruar, vaj ulliri, kripë, piper i zi, piper të kuq të ëmbël.
Përgatitja
Në fillim, ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë.
Marrim një tigan dhe e vendosim në zjarr me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim për të skuqur filetot e pulës, specat, majdanozin, qepën, asparagusin, misrin. Pasi fillojnë të marrin ngjyrë, shtojmë kripën e piperin.
I skuqim në temperaturë të lartë për 2 minuta dhe, më pas, i vendosim në një tavë.
Tavën e përgatitur e fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për 15 minuta.
E heqim tavën dhe e shërbejmë me tortilla. Mund t’i shoqërojmë me oriz, pak soya dhe salcë Sweet Chili. Gjithashtu mund t’i shtoni salcë kosi, Guacamole, salca të tjera, djathë Cheddar dhe fasule të zeza.
Burimi: Albanianpost.com