-0.8 C
Priština
More

    Evitoni konfliktet me partnerët gjatë izolimit

    spot_imgspot_img

    Të kaluarit 24 orë bashkë, mund të sjellë konflikte. Kjo mund të zbeh pasionin e të sjellë kriza. Gjithësesi tentoni të evitoni këto situata, sado që mund të jenë normale.Bëni një plan

    Askush nuk e di sa ditë do të zgjatë karantina, por ajo që dihet me siguri është që nuk mbaron për pak ditë. Kjo do të thotë që, të paktën për javën, të bëni një plan me aktivitetet që do të bëni në shtëpi. Një ditë mund të jetë pastrimi i garderobës, një ditë tjetër ndryshimi i mobilieve, një ditë “sfida e gatimit” e kështu me radhë. Duke qenë më krijues, do ta keni më të thjeshtë të kaloni ditët të mbyllur në shtëpi, por edhe nuk do të mërziteni me njëri-tjetrin.

    Bëni çdo punë të mundshme bashkë

    Kjo do të thotë që nëse i bëni gjërat bashkë, zbuloni edhe më shumë cilësi për njëri-tjetrin, por punët në shtëpi mund t’i organizoni edhe në formën e një loje, e një gare, e cila, në fund ju shpërblen me një çokollatë, “dënon” atë që do të bëjë drekën e kështu me radhë. Mund të bëni “garë” mes njëri-tjetrit se kush do e mbarojë punën më shpejt, merr disa puthje, përqafime.

    Psikologjia moderne beson se rregullat strikte në një familje mund të jenë gjithashtu një arsye për konflike. Rregullat e tilla japin përshtypjen e një pune të dytë, jo një shtëpie komode.

    Vendosni prioritete

    Është e vërtetë që shumica prej nesh punojnë nga shtëpi dhe ky orar duhet të respektohet edhe nga partneri. Nëse ju keni një email urgjent për të nisur, atëherë gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë. Kjo, jo gjithmonë mund të kuptohet nga bashkëjetuesi. Tregohuni më tolerant dhe respektoni prioritetet e secilit nëse doni që raporti juaj të jetojë gjatë.

    Puna, online apo jo, është gjithmonë një burim konflikti në familje, por nëse respektoni hapësirat e njëri-tjetrit dhe punën e tij, atëherë edhe kjo periudhë karantine do të jetë më e shkurtër.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...