11 C
Priština
More

    Eurovision 2020 është anuluar

    spot_imgspot_img

    Organizatorët e “Eurovision Song Contest” kanë njoftuar se kanë anuluar mbajtjne e këtij eventi këtë vit, si pasojë e përhapjes së Coronavirus-it në mbarë Evropën. Bashkimi i Transmetuesve të Eurovision (EBU), kanë sqaruar që ky vendim është marrë pas shqyrtimit të çfardo mundësie që do të lejonte mbajtjen e kësaj gare muzikore.


    “Me keqardhje po ju njoftojmë se duhet të lajmërojmë anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam. Gjatë javëve të kaluara kemi hulumtuar për shumë opsione të mundshme që do të lejtonte që Eurosong të vazhdojë. Megjithatë, pasiguria e krijuar me shpërndarjen e COVID-19 nëpër Evropë – dhe kufizimeve të vendosura nga Qeveritë e vendeve pjesëmarrëse dhe autoritetet Holandeze – do të thotë që Bashkimi i Transmetuesve të Eurovision (EBU), kanë marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet me eventin e drejtpëdrejtë, siç është planifikuar”, thuhet në lajmërimin e EBU.

    Me tutje, organizatorët shprehin keqardhje për të gjithë për tërë ekipën holandeze, që kanë punuar gjatë për ta bërë të mundur mbajtjen e kësaj ngjarje, në muajin maj. Ndërkaq kanë bërë të ditur që kanë filluar bisedimet për organizimin e vitit 2021.
    Eurovision Song Contest, suksesshëm është mbajtur për 64 vjet me rradhë. Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara. Krahas saj edhe një shqiptar tjetër do të garante për Zvicrën. Është ky këngëstari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin Gjon’s Tears.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...