-0.4 C
Priština
More

    Esterogjeni i bën gratë më të rrezikuara nga alkooli

    spot_imgspot_img

    Kur nivelet e estrogjenit janë të larta, trupi i një gruaje i përgjigjet pijes duke lëshuar hormonin dopaminë, që shkakton një ndjenjë shpërblimi në tru.

    Sipas shkencëtarëve, kjo i bën gratë të përjetojnë alkoolin më keq dhë të vuajnë nga pasoja si kanceri, dëmtimi i mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës.

    Një grua dehet nga alkooli pasi konsumon më shumë se katër pije në dy orë, ndërsa një burrë dehet nëse konsumon pesë pije në 2 orë.

    Studimi, i botuar në revistën e Neuroscience, zbuloi se minjtë femra dehen më shumë sesa minjtë meshkuj.

    Psikiatria në Universitetin e Illinois Amy Lasek, e cila kreu studimin, tha që rezultatet zbulojnë se estrogjeni i bën gratë më të rrezikuara ndaj substancave varëse siç është alkooli.

    “Gratë nga pirja problematike e alkoolit kalojnë në një çrregullim të përdorimit të alkoolit dhe mund të vuajnë nga sëmundje si kanceri, dëmtimi i mëlçisë, probleme të zemrës dhe dëmtimi në tru,” tha ajo për revistën Neuroscience.

    “Nëse konsumi i alkoolit është më i lartë gjatë kohës kur nivelet e estrogjenit janë ngritur, kjo mund të kontribuojë si në rreziqet shëndetësore dhe në varësinë ndaj akoolit”.

    Hormoni është gjithashtu i pranishëm te burrat, por në nivele më të ulëta që nuk luhaten.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...