Administrata për barëra dhe ushqim në Amerikë (FDA), të martën ka miratuar një lloj medikamenti të ashtuquajtur ‘Addy’, që ka ndikim në shërimin e dëshirës së ulët seksuale tek femrat.
Kompania e farmaceutike Sprout Pharmaceuticals veçmë dy herë ka refuzuar deri tani (2010-2013), ndërsa tani është miratuar nga administrata për barëra dhe ushqim (FDA), por me udhëzime strikte, pasi pacienti duhet të bëjë kujdes për pasojat apo efektet anësore dhe të rrezikshme, të tilla si presioni i ulët i gjakut dhe rreziku i humbjes së vetëdijes, sidomos nëse konsumohet me alkohol.
Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit ‘Public Citizen’ ka parashikuar se nuk do të jetë gjatë kohë në treg për shkak se përbën rrezik të lartë për gratë, ndërsa ka shumë pak përfitim.
Gratë të cilat kanë konsumuar Addy, gjatë testimit klinik kanë pasur një mesatare të kënaqshme për eksperiencë seksuale, një muaj më shumë në krahasim me gratë të cilat kanë pasur efektin e placebos.
Mbështetësit e ëtij medikamenti pohojnë se ky është një rezultat i rëndësishëm, ndërsa kritikët besojnë se rreziqet janë më të mëdha se përfitimet.