1.4 C
Priština
More

    Endometrioza – shkaku i infertilitetit

    spot_imgspot_img

    Endometrioza është një gjendje në të cilën membrana mukoze që e mbështetë sipërfaqen e brendshme të uterusit, mund të gjendet në vende të pazakonshme, ne zgavrën e barkut apo organeve të tjera që nuk i përkasin mitrës.

    Kjo zakonisht lajmërohet tek gratë, gjatë viteve riprodhuese, në mes të moshës 20 dhe 40 vjet, por mund të jenë hasur edhe te gratë që janë në menopauzë. Besohet se një në pesë gra të moshës nën 40 vjeç, kanë Endometrioza, dhe vetëm 2 deri 4 përqind e grave në menopauzë e kanë këtë çrregullim.

    Rreziku i Endometriozës është 10 herë më i lartë, nëse historia e familjes është pozitive apo nëse ekziston dëshmi se këtë çrregullim e kishte edhe nëna apo gjyshja.

    Tani për tani, janë aktuale dy teori që shpjegojnë se pse rreshtimi i mitrës është jashtë trupave të tyre kryesor, dmth. mitrës, por edhe e para edhe e dyta kanë të metat e tyre dhe askush nuk mund të shpjegojnë plotësisht esencën dhe bazën, dhe se cila është arsyeja pse qelizat endometriale gjenden në vende atipike. Lokalizimi është më i zakonshëm në legen, mbi sipërfaqen e vezoreve, ndërmjet fshikëzës dhe zorrës së trashë, në ligamentet e mitrës, rrallë mbi sipërfaqen e diafragmës  dhe atë më shpesh në anën e djathtë.

    Simptomat e Endometriozës janë shpesh në formen e:

    – Periudhat e cikleve menstruale të dhimbshme ose shumë të dhimbshme

    – Dhimbje gjatë zbrazjes së fshikëzës apo zorrëve

    – Marrëdhëniet seksuale të dhimbshme

    – Dhimbje e shpinës

    – Ndonjëherë para menstruacioneve ose gjatë menstruacioneve lajmërohen dhimbje, mundim dhe të vjella.

    Nëse mukoza e membranës që mbështet sipërfaqen e brendshme të mitrës është në diafragmë, ka dhimbje të rënda nën kufirin e brinjëve të djathtë, duke imituar sulmin e gurëve në kanalet biliare.

    Steriliteti i grave është një problem i veçantë gjatë periudhës së riprodhimit. Besohet se tek 20 deri 50 për qind e grave, steriliteti është pasojë e Endometriozës.

    Diagnoza është e bazuar në të dhënat anamnestike dhe metodat vizuale, ndër të cilat më e sigurt është laparoskopia (ekzaminimi i zgavrës së barkut me instrumentin optik përmes një prerje të vogël në bark) ose rezonancë magnetike. Marker CA 125 zakonisht është i rritur, edhe pse jo tek të gjithë pacientët. Trajtimi varet nga mosha e gruas dhe dëshira për shtatzëninë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...