Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, do jetë e pranishme në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.Bukuroshja shqiptare, që jeton në SHBA, ka marrë rrugën për në vendlindje, me qëllimin e vetëm që ta ushtroi të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që mbahen të dielën.
Bile, modelja e njohur, ka bërë publik edhe emrat e kandidatëve për të cilët do të votoi. Të preferuarit e saj nga kandidatët shqiptarë për deputet në Parlamentin e Malit të Zi, janë Nik Gjeloshajn dhe Genc Nimanbegu.
“Malesi ?
Hajde, vllazen e motra… koha ështe tani.
Te gjithe se bashku ne vota per numer 10❤️
@listashqiptare
@nikgjeloshaj
@genc_nimanbegu”, ka shkruat Çunmulaj në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, ku shihet në ambiente të një aeroporti e gatshme për udhëtim.
Me këtë rast Emina u ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët më 30 gusht të votojnë për numrin 10, numër ky i cili i takon koalicionit shqiptar Lista Shqiptare, ku bëjnë pjesë kandidatët, Gjeloshaj e Nimanbegu.