Abuzimi i 15 vjeçares në Shqipëri, ka ngritur të gjithë në këmbë. Nga të gjitha trevat shqipfolëse është duke u kundërshtuar në forma të ndryshme akti mizor që i ndodhi të miturës.
Kjo histori ka prekur shumë edhe modelen shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj.
E njohur për humanizmin dhe aktivitetin vullnetar, Emina edhe kësaj here ka ndërmarrë një iniciativë për t’i dalë në ndihmë të gjitha vajzave dhe grave të cilat kanë përjetuar dhunë dhe abuzim seksual.
Përmes fondacionit “Fundjavë Ndryshe” ajo ka filluar mbledhjen e fondeve për të përkrahur viktimat.
Përmes një mesazhi tejet prekës, ajo bën thirrje që të gjithë t’i bashkangjiten në këtë rrugëtim.