Përgatitja (min.): 30 min
Përbërësit (personave: 8)
1 kompot nga qershitë
13 lugë sheqer
8 lugë griz
2 puding vanilje
1l lugë qumësht
1 margarin
0.5l shllag
Biskota Pettit
Procesi i përgatitjes
Qershitë i kullosni. Lëngut të fituar nga qërshitë i’a shtoni ujin, që në total të jetë 7 dl. I riktheni qershitë në lëng dhe i zieni me 7 lugë sheqer, pasi që të vlon, i shtoni edhe 8 lugë griz. Këtë përbërje të nxehtë e hidhni në tabakë për ëmbëlsirë, dhe i hidhni sipër biskota Pettit.
Në qumësht e zieni pudingun me 6 lugë sheqer. Pasi që kjo të vloj, e hiqni nga të nxehtit dhe e hidhni edhe margarinën në të dhe e përzieni. Dhe sa është e nxehtë e hidhni në masen e fitura më heret dhe e lini që të ftohet.
Kur të ftohet, sipër i vendosni shllagun.
Ju bëftë mirë. /kosovarja.ch/