Ideale për përgatitje në minutin e fundit…
Përbërësit:
- 250 gr. Sheqer pluhur
- 250 gr. Gjalpë
- 250 gr. Biskota të bluara
- 4 molla të tharta të grimcuara pa lëvore
- 5 banane
- 4 pako krem (shllag)
Përgatitja:
- Përzieni gjalpin me sheqer pluhurin. Shtoni biskotat e bluara, mollat e grimcuara dhe tri banane të shtypura në formë pureje. Bëni një formë drejtkëndëshi për torten me gjysmën e masës.
- Në mes vendosni 2 banane të tëra dhe mbi to edhe pjesën tjetër të masës së ëmbëlsirës. Pjesën e sipërme zbukurojeni me krem të bardhë (shllag).