1 gotë hurma, pa bërthamë dhe të copëtuara
1 lugë çaji sodë bikarbonati
1 ½ gotë ujë, të valuar
6 lugë gjelle gjalpë në temperaturë dhome
1 gotë sheqer
1 vezë (varësisht nga madhësia bën edhe 2)
2 lugë çaji sheqer vanilje
2 gota miell 1 lugë gjelle pluhur për pjekje
½ gotës sheqer kafe
4 lugë gjelle gjalpë
6 lugë gjelle pana
Përgatitja:
Në një enë vendosni hurmat e copëtuara, sodën bikarbonati dhe ujin e valuar. Lërini të qëndrojnë kështu 15 minuta.
Në një enë të madhe tundni me mikser gjalpin deri sa të bëhet krem. Gradualisht shtoni sheqerin, vaniljen, vezën dhe vazhdoni me përzierje.
Më pas ulni shpejtësinë e mikserit dhe shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje. Përziejeni mirë, shtoni hurmet dhe vazhdoni përzierjen deri në krijimin e një mase konsistente.
Këtë vendoseni në tavën e lyer me pak vaj dhe të spërkatur me miell.
Të pjeket për 30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius (furra të jetë e ngrohur paraprakisht).
Ndërkohë në tenxhere shkrijeni sheqerin, shtoni gjalpin dhe panën. Glazurën e fituar hidheni sipër kekut të nxehtë.
Këtë ëmbëlsirë mund ta servoni me akullore apo pana të rrahur.