10 të bardha të vezëve
10 lugë sheqer
8 lugë miell
250 gram arra të grimtëcuara
1 pako pluhur për pjekje
2 lugë vaj
Përbërësit për kremin:
10 të verdha të vezëve
10 lugë sheqer
1 sheqer vanilje
250 mililitra qumësht, temperaturë dhome
Sheqer pluhur
1 gjalpë (250 gram)
1 shllag krem vanilje (plus 1 për lyerje të jashtme)
Arra për dekor
Përgatitja:
Në një enë tundni mirë me mikser të bardhat e vezeve me sheqer deri sa të krijohet masë e ngurtësuar.
Në një enë tjetër bëni bashkë miellin, arrat dhe pluhurin për pjekje. Përzijini mirë dhe shtoni edhe vezët e rrahura bashkë me vajin.
Këtë masë vendoseni në tavën të cilën e keni lyer me pak vaj dhe e keni spërkatur me miell.
Pjekeni në temperaturë 170 gradë celcius për 10 minuta (kontrollojeni me rrëmojsë).
Më pas filloni me përgatitjen e kremit.
Në një enë tretni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe atë të vaniljes. Në një tjetër enë bëni bashkë miellin me qumështin dhe pëzijeni mirë që të mos krijohen kokërrza. Bashkojeni me vezët e tretura dhe enën vendoseni mbi avull (mbi tenxhere me ujë duke valuar) dhe trazojeni derisa të trashet kremi. Më pas lëreni të ftohet por duke e përzier kohë pas kohe për të mos krijuar shtresë.
Në një enë tjetër rrahni me mikser gjalpin me sheqerin pluhur dhe bëjeni bashkë me kremin paraprak.
Shllagun përgatiteni sipas instrukcioneve në paketim dhe shtojani masës.
Pandispanjën e përgatitur prejeni në tre copa, duke filluar nga më e vogla me 3 centrimetra, për të vazhduar duke rritur madhësinë.
Në enën për ëmbëlsira, vendoseni pjesën më të madhe dhe lyejeni me krem. Në këtë formë veproni edhe me të tjerat shtresa duke i vendosur një mbi një.
Sipër lyejeni tërë ëmbëlsirën me krem vanilje dhe zbukurojeni me arra.