Politikanë, artistë e sportistë… Këto ditë kanë të gjithë një kërkesë të njëjtë. Që të repsketohet masa mbrojtëse ndaj përhapjes së Coronavirusit, të qëndruarit në shtëpi.
Për këtë gjë, ka drejtuar lutje tek të gjithë shqiptarët edhe këngëtarja Elvana Gjata.
“Qëndro në shtëpi!!!” – është mesazhi që Elvana ka shpërndarë në Instagram.
“Ju përgjërohem të gjithë shqiptarëve!” – ka shkruar këngëtarja.
Më tutje ajo ka edhe një pyetje, për të rikujtuar se cila shtresë është më e rrezikuara nga Covid-19.
“A nuk ju dhimben prindërit dhe gjyshërit tuaj?” – është pyetja e saj.