Mëmësia nuk është çështje teorie, më shumë se sa praktikë e plotë nga dita e parë e ardhjes në jetë të fëmijës, e më pas me përkujdesin dhe dashurinë e pashoqe që vetëm një nënë di të japë pa kushte për krijesën e saj. Edhe pse personazh publik me goxha reputacion, Elita Rudi, prezantuesja simpatike kosovare ka ditur që të japë disa leksione të këndshme mëmësie, që me siguri i kanë vlejtur shumë nënave të reja ose atyre të ardhshme që presin të fitojnë statusin e ri, bashkë me pasiguritë e rastit, frikërat, përgjegjësitë, etj.
Gjidhënia është një prej këtyre momenteve të pashmangshme në jetën e një mamaje të re! Por, nevojat e foshnjes janë shpesh të ndryshme, varësisht orareve apo vendit ku ndodhesh. Ndaj, mund të qëllojë që të duhet ta ushqesh fëmijën edhe në publik duke i dhënë gji dhe kjo është gjëja më normale e mundshme për të plotësuar nevojat e bebit, por edhe për të realizuar procesin më normal në jetën e një nënë të re, gjidhënien. Me sa duket, moderatorja do ketë hasur në kundërshtime ose në ofeza të marra kundrejt këtij akti që mund të kryhet edhe në publik, ndaj ka zgjedhur që t’i mbyll gojën të gjithëve.
Duke ushqyer Zërin në publik, mami Elita ka shprehur dy fjalë për të gjitha ata që ofendohen nga ky gjest: “ Nëse gjidhënia të ofendon, je i lirë të vendosësh një mbulesë në kokë. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer”!
Dhe me këtë, Elita Rudi i tha të gjitha si një mesazh nisur nga eksperienca personale, por që me siguri do i vlejë edhe shumë mamave të tjera!