1.4 C
Priština
More

    Ekstra ushqim i shëndetshëm mëngjesi – palpeta indiane me spinaq

    spot_imgspot_img

    Të hani ushqim të shëndetshëm në mëngjes është shprehi e cila do t’ju ruajë shëndetin. Palpetat indiane ju ofrojnë një kombinim të shkëlqyer të lëndëve ushqyese të shëndetshme.

    Ju duhet diçka që do t’ju mbrojë, që është e mirë për tretje dhe nuk përmban mish? Fjala është për ushqimin që quhet palak thepla (spinaq), i cili përgatitet me melmesa të cilat i japin një shije të mrekullueshme këtyre palpetave.

    Përbërja:

    • 2 gota (prej 250 ml) miell
    • 1 gotë spinaq të imtwsuar
    • 3 lugë kos
    • 1 lugë vaj
    • Krypë sipas dëshirës

    Shtesa 1:

    •  ½ luge fara kopër
    • 2 speca djegës, të prerë imët
    • ½ luge pluhur shafran të Indisë

    Ose shtesa 2:

    • 2 thelba hudhre, të pa thërrmuara
    • 1 spec djegës, i prerë imët
    • 2 lugë majdanoz të imtësuar
    • Vaj për fërgim

    Përzieni miellin, spinaqin, kosin, vajin dhe krypën, pastaj shtoni kësaj përzierje edhe shtesat 1 ose 2 (siç janë shënuar më lartë). Nga përzierja do të fitoni brum gjysëm të butë, shtoni ujë nëse është e nevojshme. Shtypne brumin pak me duar (në sipërfaqen e bërë më miell), mbulone dhe lëreni të rrijë ashtu 10 minuta. Nga brumi i fituar formoni 6 – 7 toptha të madhësisë së njejtë (sa limonët e vegjël). Hapeni brumin me okllai (hotllogi) në madhësi të një pjate. Ngrohne tiganin, me vaj lyeni pak të dy anët e “palpetës”, dhe pjekni ato në temperaturë mesatare në të dy anët, derisa të skuqen. Rendisni në pjatë dhe mund t’i hani me djath, krem, kos ose me salcë sipas zgjedhjes tuaj. Mund t’i plotësoni dhe t’i mbështillni edhe në formë të palpetës.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...