1.7 C
Priština
More

    Ekspertët tregojnë pesë simptomat e “Omicron” që nuk duhet t’i injoroni

    spot_imgspot_img

    Varianti Omicron po vazhdon të përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Ekspertët kanë bërë të ditur se simptomat janë të ndryshme nga ato që shihen në variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani.

    Gjatë gjithë pandemisë ne jemi këshilluar të kujdesemi kollën e re të vazhdueshme, temperaturën e lartë dhe humbjen e shijes dhe nuhatjes.

    Por, tani mjekët kanë paralajmëruar se varianti “Omicron” ka pesë simptoma të dallueshme për të cilat duhet të keni kujdes.

    Dr. Amir Khan tha se simptomat e këtij varianti që po dalin nga Afrika e Jugut, tregojnë se ka pesë simptoma të reja.

    “Fyti i gërvishtur, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, një kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës”, tregoi mjeku.

    Pesë simptomat që duhet të keni kujdes, sipas tij janë lodhja, djersitja gjatë natës, gërvishjet e fytit, kolla e thatë dhe dhimbjet e lehta të muskujve.

    Mjekët kanë thënë gjithashtu se pacientët e “Omicronit” nuk duket se vuajnë nga dhimbje të fytit, siç shfaqet ndonjëherë me Delta, por nga gërvishtjet e fytit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...