Konsumi i shumë vezëve në ditë paraqet rrezik sipas ekspertëve në “Universitetin Northwestern” të SHBA-së. Por ata nuk këshillojnë që veza të hiqet plotësisht.
“Çështja e vezëve mbetet e rëndësishme,” thotë Linda Van Horn, profesoreshë dhe shefe e sektorit të ushqyerjes në departamentin e mjekësisë në “Universitetin Northwestern.”
Për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, ngrënia e vezëve, mbetet e rrezikshme. Konsumi i tepërt mund të rrezikoj shëndetin.
Shoqata amerikane e kujdesit ndaj zemrës rekomandon një vezë në ditë, për shumicën e njerëzve.
Ata që janë në shënjestër janë njerëzit me yndyrna të ngopura nga mishi i kuq, të cilët paraqesin një kërcënim më të madh për rritjen e kolesterolit.
“Në vitet 1960 dhe ’70, vezët u panë si armiku kryesor për zemrën, kryesisht sepse shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolesterolit në gjak rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vezët janë pasura me kolesterol.
E rëndësishme të kuptoni ndryshimin midis kolesterolit dietik, i cili është sasia e kolesterolit tashmë të pranishëm në një ushqim para se ta hani atë-vezë ose karkaleca, dhe kolesterolit serum (ose gjakut), i cili është lipoproteina me densitet të ulët, ose LDL kolesteroli (kolesteroli “i keq”), i prodhuar nga trupi përmes yndyrave të ngopura.
“Ky është koncepti që njerëzit shpesh nuk e kuptojnë, yndyra e ngopur rrit kolesterolin serum në trup më shumë sesa kolesteroli dietik”, thotë Donald Hensrud, profesor i mjekësisë në Kolegjin ‘Mayo Clinic’.
Van Horn pajtohet. “Yndyra e ngopur ka dy herë efektin e rritjes së kolesterolit LDL sesa kolesteroli në dietë, por të dyja së bashku e komplikojnë më tej rrezikun,” thotë ajo.