11 C
Priština
More

    Ekspertët: Arsyeja pse nuk mund të flini kur jeni me perioda

    spot_imgspot_img

    Ekpertët kanë treguar se si menstruacionet mund të ndikojnë në gjumin tuaj.Trupi i femrës kalon nëpër një sërë ndryshimesh gjatë një cikli menstrual, duke përfshirë edhe lëvizjen e hormoneve.

    Dhe kjo është vetëm një nga arsyet pse e keni më të vështirë të bëni gjumë cilësor gjatë këtyre ditëve.

    “Dy hormonet kryesore gjatë ciklit menstrual janë estrogjeni dhe progesteroni, të cilat vijnë nga qeliza vezë në rritje në vezore. Meqë progesteroni shkakton një rritje të temperaturës normale të trupit tuaj deri në një shkallë të plotë, e cila edhe pse nuk duket shumë, mund të jetë e mjaftueshme për të prishur rregullin e gjumit”, tha Gareth Nye, pedagog në Shkollën Mjekësore Chester.

    Temperatura bazale e trupit të një gruaje rritet rreth kohës së ovulacionit, ndërsa progesteroni rritet, raporton The Sun.

    Ovulacioni ndodh rreth gjysmës së ciklit tuaj, dy javë para menstruacioneve të ardhshme, megjithëse ka ndryshime të vogla.

    Prandaj, mund të prisni një rritje të lehtë të temperaturës së trupit tuaj në mes të ciklit tuaj.

    Ekspertët thonë se një temperaturë e ftohtë e dhomës është optimale për gjumë, por ju mund të hapni një dritare nëse e gjeni veten duke luftuar në mes të ciklit, kur temperatura e trupit rritet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...