Pamja e fytyrës është një reflektim i gjendjes së përgjithshme të organizmit. Duke bërë një masazh, bën më shumë sesa thjesht të clodhësh trupin dhe mendjen – në atë moment ndodhin ndryshime të veçanta fiziologjike dhe psikologjike. Kjo do të thotë që masazhi nuk është thjesht një luks.
Ekspertët vlerësojnë se 80% deri 90% e sëmundjeve shkaktohen nga stresi. Masazhi na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të çlodhesh e relaksohesh. Të dhënat tregojnë se sa më shumë masazhe t’i lejoni vetes, aq më mirë do të ndiheni. Ja pse…
1. Përveç rritjes së relaksit dhe uljes së ankthit, masazhi ul presionin e gjakut, rrit qarkullimin, përmirëson rimëkëmbjen nga lëndimi.
2. Ju ndihmon të flini më mirë dhe mund të rrisë përqëndrimin tuaj.
3. Ai redukton lodhjen dhe ju jep më shumë energji për të trajtuar situata stresuese.
Vajrat më të mirë për masazh: Vaj Bajame, vaj Kokosi, vaj Kajsie, vaj i farave te rrushit, vaj Jojoba, vaj Avokado, Shea Butter, Cocoa Butter, vaj Suzami, vaj Gruri.
Nga: Anila Mirdita – BioNatural Shop